Meta kalon Vitin e Ri në qeli, uron shqiptarët: 2025, viti i lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta uroi nga burgu ndërrimin e viteve, duke shkruar se viti që lamë pas ishte një vit i vështirë, plot sfida dhe beteja për shqiptarët. Meta tha se ky vit që po troket po i gjen shqiptarët në varfëri ekstreme, të pastrehë, të braktisur dhe të përjashtuar. Meta ka uruar me foton nga ngjitja në Jezercë.

“Gëzuar Vitin e Ri 2025, vitin e Lirisë dhe të ndryshimit për të gjitha shqiptarët. Të nderuar qytetare dhe qytetarë shqiptarë! Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve. Siç është zakon secili nga ne bën edhe një bilanc. Mbyllim një vit shumë të vështirë, plot sfida të panumërta dhe beteja të përbashkëta.

Më shumë se gjysmën e shqiptarëve, në veçanti pensionistët, ky vit që po troket i gjen në varfëri ekstreme, të pastrehë, të braktisur dhe të përjashtuar nga regjimi aktual, që vrau shpresën edhe për të rinjtë.

Përpjekja e hapur dhe e dhunshme për asgjësimin e demokracisë dhe pluralizmit politik avancoi si kurrë më parë. Përpara kemi një malore jo të lehtë. E megjithatë duhet të jemi shumë besimplotë se do të ngjitemi në majë sepse kauzat e mëdha dhe ekzistenciale, qëndresa, vendosmëria, dinjiteti dhe patriotizmi ynë e bëjnë të pashmangshme Triumfin e së Mirës ndaj së Keqes dhe Fitoren e përbashkët që po sjell ky Vit i Ri.

Me përkushtim, dashuri dhe vëmëndje ndaj gjërave të mira dhe të bukura, me vullnet, forcë e përgjegjësi, me energji pozitive, mençuri dhe vizion ne të gjithë bashkë do ta bëjmë realitet ëndrrën e bukur të të rinjve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa! Nga zemra ju uroj të jetë ky Vit i Ri plot me gëzime, shëndet, mbarësi, dashuri dhe suksese për ju, familjet tuaja dhe të afërmit kudo që janë!  Gëzuar 2025”, shkruan Meta./e.t

Të fundit

“Salianji e Meta në burg si në diktaturë”/ Berisha: Të bëjmë të pamundurën që të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me ish të përndjekurit politik tha se Ervin Salianji dhe...

Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?

Nga Frrok Çupi Vallë cila do të ishte dramatike: E para që Presidenti i Republikës i vë zjarrin vendit, thith urrejtjen e popullit të vet dhe...

Tik-Tok reagon për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA

Platforma e njohur e rrjeteve sociale TikTok paralajmëroi për një ndërprerje të afërt për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA pasi Gjykata e...

Topalli: Vota e diasporës do të sjellë rotacion politik në Shqipëri

Ish kryeparlamentarja demokrate, Jozefina Topalli ka folur për angazhimin e saj të ri si Koordinatore Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën dhe përpjekjet për...

Zgjedhjet/ Berisha: Të bëjmë të pamundurën që të fitojmë më 11 maj, s’ka paqe

Këtë të shtunë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me drejtuesit e departamenteve të ish-të Përndjekurve Politikë pranë Partisë Demokratike. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV