Zbulohet pasuria marramendëse e kryeministres së Tajlandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Tajlandës Paetongtarn Shinawatra ka zbuluar se ka një pasuri personale me vlerë pothuajse 400 milionë euro (13.8 miliardë baht) në deklaratën e saj të të dhënave financiare, që u publikua sot.

Investimet e saj të ndryshme dhe bizneset kapin vlerën e 11 miliardë baht (mbi 310 milionë euro), ndërsa ka një miliard baht (mbi 28 milionë euro) në para cash.
Pasuritë e tjera të saj përfshijnë, 75 ora luksoze me vlerë 162 milionë baht (pothuajse 4.6 milionë euro), 217 çanta të shtrenjta me vlerë 76 milionë baht (mbi 2 milionë euro), si dhe prona në Londër dhe Japoni.Paetongtarn Shinawatra deklaroi gjithashtu detyrime prej gati pesë miliardë baht (mbi 141 milionë euro), sipas dokumentit NAÇ të publikuar nga mediat tajlandeze, duke e çuar vlerën e pasurisë së saj neto në 8.9 miliardë baht (mbi 251 milionë euro).

Babai i saj, Thaksin Shinawatra bleu klubin e futbollit Manchester City në vitin 2007 pasi ai kishte shërbyer edhe si kryeministër i Tajlandës dhe aktualisht ka një pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Ai është njeriu i dhjetë më i pasur në vendin e tij.

Thaksin Shinawatra përdori pasurinë e tij, të ndërtuar nga perandoria e tij e telekomunikacionit Shin Corp, për të hyrë në politikë dhe familja e tij ruajti ndikimin e saj edhe gjatë viteve në mërgim që pasuan rrëzimin e tij në një grusht shteti në shtator 2006./K.K

Të fundit

Sara Hoxha bën veprimin e papritur ndaj Gjestit dhe Eglit

Ajo orë me parë ka publikuar një moment teksa është duke e parë ‘Big Brother’, shkruan “Kosovarja”. Në transmetim ishin...

Trump paralajmëron emigrantët: Nga nesër, do largoheni nga vendi ynë

Gjatë fjalimit të tij të parë si Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi emigrantët se do të kthehen në vendet e tyre. Ai...

Eksperti jep detajet/ Ndryshimet ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili së fundmi ka regjistruar në gjykatë...

Kërkesa në rritje për kredi, ja faktorët që ndikuan në lehtësimin e kushteve

Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit...

Trump ‘heq’ gjininë e ‘tretë’, shpalos drejtimin e ri të Amerikës

“Ka vetëm dy gjini” “Ne do të formojmë një shoqëri të verbër ndaj ngjyrave dhe të bazuar në vlerën e çdo personi. Nga sot do...

Lajme të tjera

Web TV