Jep dorëheqjen kancelari austriak Karl Nehammer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Popullore të Austrisë (OVP) dhe kancelari, Karl Nehammer njoftoi se negociatat për koalicion mes partisë që drejton dhe asaj Social Demokrate të Austrisë (SPO) përfundimisht kanë dështuar. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi largimin nga kreu i OVP dhe posti i kancelarit.

“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet deri më tani, por një marrëveshje për çështjet kryesore nuk ishte e mundur. Në rrethana të tilla, nuk ka kuptim të vazhdohet për hir të së ardhmes pozitive të Austrisë”, tha Nehammer në një video-fjalim të shkurtër.

Nga ana e PSO-së thonë se i kanë zgjatur dorën e bashkëpunimit deri në momentin e fundit, por se OVP-ja nuk ka treguar gatishmëri për kompromis. Pikat kryesore të mosmarrëveshjes lidheshin me ribalancimin e buxhetit, me insistimin e SPO për taksat e pronës dhe trashëgimisë, të cilat OVP-ja i hodhi poshtë kategorikisht./K.K

Të fundit

“Fitova 10 mijë euro për vetëm dy orë”/ Flamur Nokës i vjedhin adresën në Facebook?

Flamur Noka, si numri dy i PD-së, është zotuar se në zgjedhjet e këtij viti, do mbrojë çdo votë...

“Harrohen” primaret në PD, asnjë lëvizje për përzgjedhjen e kandidatëve

Në statutin e Partisë Demokratike përcaktohet se kandidatët e kësaj force politike në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale do duhet të kalojnë përmes...

“Shenja të një njeriu të Perënduar”, Çupi për Berishën: Ai e di që është fajtor

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, duke iu bindur plotësisht masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Prej...

Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!

Nga Ylli Pata Siç u pa qartë gjatë ditës së sotme, por edhe në nisjen e procedimit penal të dosjes “Partizani”, kemi dy panorama të...

“Vrau, vodhi…”, Beqiri bën deklarata të forta për Berishën: Një politikan i perënduar

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në një studio televizive ishte avokati Idajet...

Lajme të tjera

Web TV