6 Janar1838/ Samuel Morse prezanton në publik telegrafin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi i telegrafit i Samuel Morse, paraqitet për herë të parë në Nju Xhersi të SHBA-së. Telegrafi, një pajisje që përdorte impulset elektrike për të transmetuar mesazhe të koduara mbi një tel, do të revolucionarizonte komunikimin në distanca të gjata, duke arritur kulmin e popullaritetit të tij në vitet 1920-1930.

Samuel Morse lindi më 27 prill 1791 në Çarlestaun, Masaçusets. Ai ndoqi studimet e larta në Universitetit e Jeilit, ku ishte i interesuar për artin, por edhe për energjinë elektrike, e cila atëhere ishte ende në fillimet e saj. Pas universitetit, Morse u angazhua si piktor.

Në vitin 1832, teksa po rrikthehej me anije në SHBA nga një udhëtim në Evropë, dëgjoi rastësisht për elektromagnetin e sapozbuluar, dhe aty i lindi një ideja për krijimin e një telegrafi elektrik. Ai nuk e kishte idenë, se edhe shpikës të tjerë i ishin përvëshur punës për të ndërtuar të njëjtën pajisje.

Morse i kaloi vitet e ardhshme duke zhvilluar një prototip dhe punësoi dy ndihmës, Leonard Gale dhe Alfred Vail. Më 6 janar 1838, ai e demonstroi për herë të parë në publik shpikjen e tij duke përdorur kodin Morse, në të cilën pikat dhe vijat përfaqësonin gërma dhe numra.

U deshën plot 6 vjet që të bindte Kongresin Amerikan që ishte tejet skeptik, për të financuar ndërtimin e linjës së parë telegrafike në Shtetet e Bashkuara, nga Uashingtoni në Baltimorë. Në majin e vitit 1844, Morse dërgoi telegramin e parë zyrtar në këtë linjë.

Ndërkohë, gjatë viteve që pasuan, disa kompani private, duke përdorur patentën e Morse, krijuan linja telegrafike përreth verilindjes së vendit. Në vitin 1851, në Nju Jork u ngrit kompania Wstern Union, e cila në vitin 1861, ndërtoi linjën telegrafike transkontinentale, që mbulonte të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Pesë vjet më vonë, u ndërtua vija e parë e suksesshme e përhershme në të gjithë Oqeanin Atlantik, dhe deri në fundin e shekullit XIX, sistemet telegrafike u ndërtuan në Afrikë, Azi dhe Australi. Për shkak se kompanitë telegrafike i vinin çmimin shërbimit të tyre në varësi të numrit të fjalëve, telegramet u bënë të njohura për shkurtësinë e tyre, pavarësisht nëse përmbanin lajme të gëzuara apo të trishtuara.

Lexo edhe :  Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Fjala “stop”, që ishte falas, u përdor në vend të pauzës, për të cilën kishte një pagesë. Gjatë shekullit XX-të, mesazhet telegrafike u zëvendësuan në masë të madhe nga shërbimi telefonik i lirë në distanca të gjata, fakset dhe emailet. Western Union, e shpërndau telegramin e tij të fundit në janar 2006. Samuel Morse vdiq i pasur dhe i famshëm në Nju Jork më 2 prill 1872, në moshën 80 vjeçare.

Kalendar

6 Janar 1907 – Maria Montessori, hap qendrën e saj të parë të shkollës dhe kujdesit ditor për fëmijët e klasës punëtore në Romë të Italisë.

6 Janar 1929 – Nënë Tereza arrin në Kalkuta të Indisë, për të filluar punën e saj midis njerëzve më të varfër dhe të sëmurë të Indisë.

6 Janar 1978 – Kurora e Shën Stefanit (e njohur edhe si Kurora e Shenjtë e Hungarisë), rrikthehet në vend nga Shtetet e Bashkuara, ku qëndroi pas Luftës së Dytë Botërore.

6 Janar 1989 – Satwant Singh dhe Kehar Singh, dënohen me vdekje për komplot në vrasjen e kryeministres Indira Gandhi. Të dy burrat ekzekutohen në të njëjtën ditë.

6 Janar 1992 – Presidenti i Gjeorgjisë, Zviad Gamsakhurdia, largohet nga vendi si rezultat i një grushti shteti të organizuar nga disa ushtarakë.

6 Janar 2017 – 5 persona gjetën vdekjen dhe 6 të tjerë u plagosën në një shpërthim ë fuqishëm në aeroportin ndërkombëtar “Fort Lauderdale-Hollywood” në Florida.

Të fundit

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia...

Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky...

“PD duhet të rithemelohet”, Çollaku: Berisha të zgjidhë vetë çështjen e “nenit Basha”

“Duhet ta rithemelojmë, ta krijojmë veten, duke mos harruar çfarë kanë qenë parimet e shenjta të PD”. Rithemelim të Partisë Demokratike duke afruar të gjithë...

Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit te Zvernecit. Tre automjete janë përfshirë në përplasjen e ndodhur, ndërsa dy...

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. L., 20 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV