Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme.
Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë burimit të Lumit të Verdhë, rreth 200 km në perëndim të qytetit Madoi, i njohur për popullsinë tibetane.
Ky rajon ka përjetuar lëkundje sizmike që prej ditës së martë, duke përfshirë një tërmet tragjik me magnitudë 6.8 në Himalaje, ku si pasojë humbën jetën 126 persona./ S.M