Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani duket se ky refren është tretur si kripa në ujë.

Sali Berisha, në konferencën e zakonshme të së premtes kur u pyet përsëri për primaret, tha se do t’ju njoftojmë shpejt (edhe pe nuk ka kohë), ndërkohë përmendi më shumë se dy herë negociatat me mazhorancën.

Negociata, që nuk i sqaroi, edhe pse për publikun dihen qartë se cilët kanë qenë pasojë negociatave të mëparshme. Ku rezultantja e tyre ka qenë mbyllja e listave për deputetë dhe mos ndryshimin e administrimit politik të komisioneve të votimit.

Berisha tha që do të ketë një tjetër negociatë, sa i përket votës së diasporës. Votë, e cila ende nuk është e sigurt, pasi sipas të gjitha gjasave sistemi i regjistrimit dhe i certifikimit nga KQZ, ka që tani probleme, edhe pse qeveria i ka kaluar fondet përkatëse komisioni qendror për ta mbuluar ajo koston e shërbimit postar për shqiptarët jashtë vendit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Nëse procesi i lihet administratës zgjedhore pa ndërhyrë politika, edhe pse mund të ketë probleme rrugës, ka gjithmonë rrugë për të zgjidhur çdo pengesë.

Megjithatë Sali Berisha tha “jemi në negociata”. Një proces misterioz dhe totalisht i mbajtur larg nga publiku e mbi të gjitha mbështetësit e opozitës, se çfarë kërkon PD-ja e Berishës nga këto negociatat.

Deri tani, Berisha ka negociuar thuajse të gjitha interesat që nuk janë mbështetur apo përfaqësuar nga partitë e tjera opozitare. Madje edhe ato luajale me Berishën. Këtë e tha qartë Fatmir Mediu dy ditë më parë, kur shprehu se ai kishte mbështetur variantin e Damian Gjiknurit për listat e hapura.

Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani duket se ky refren është tretur si kripa në ujë.

Lexo edhe :  Korrupsioni, pse politika spanjolle vazhdon të dështojë në pastrimin e vetes

Është tretur, pasi fuqia potenciale e PD-së së vulës është jo thjesht më e vogël, por problemi qëndron gjetiu.

Dhe u pa në farë mënyre në një agresion që ju bë disa drejtuesve të forcave të reja politike. Agresion, që duket ka ardhur nga një perceptim që vjen e rritet në sondazhe për aktorët e rinj, si një sinjal i qartë politik i kundërshtimit të Berishës nga votuesit realë të opozitës.

Sali Berisha dhe partia e tij ka sot një armik, apo më shumë armiq realë sesa Edi Ramën. E që shikohet qartë në strategjinë e sulmit politik që po ndiqet nga një politikan, i cili baltosjen dhe linçimin e ka armë kryesore në veprimtarinë politike.

Prej kohësh, adresa apo shënjestra e linçimit të Sali Berishës është krejt larg kryeministrisë, ku edhe protestat nuk zhvillohen më. Por siç tha vetë doktori sot, përdoren negociatat. Të cilat janë të ndara nga dëshirat dhe kërkesat e opozitës tjetër, e ç’është më e rëndësishmja janë krejt të fshehta e nuk dihet se pse zhvillohen. Vetëm kur produkti del në fund siç ishte mbyllja e listave apo amnistia absurde.

Ka një arsye përse Sali Berisha përmendi negociatat sot; për tu treguar se është faktori kryesor, që kontrollon edhe komisionet zgjedhore, si dhe grupet e numërimit të votave. Madje ka përmendur edhe një kleçkë të re negociatash për votën e diasporës, pikërisht një ditë para skadimit të afatit të regjistrimit. Si për të thënë se jeni të detyruar të më votoni mua para të rinjve, mesazh që u pa krejt i qartë.

Nga ana tjetër, opozita e re, sidomos ajo që qartësisht është kundërshtare me Sali Berishën, nuk është m mirë sesa partitë e reja të llastuara që u zinë me Fevziun.

Sepse edhe pse akuzojnë Berishën për negociatat të fshehta me mazhorancën, ose fare ose shumë pak i kanë zbardhur këto negociatat dhe rezultatin e tyre./   S.M

Të fundit

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Kozeta Miliku, shkencëtarja shqiptare me origjinë nga Korça, është renditur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada,...

VIDEO: Klubi brazilian tallet me Interin pas fitores 2-0

Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi karakter në ndeshjen e luajtur...

Fshati që u zhduk nga thatësira

Në luginën e thellë mes vargmaleve Hindu Kush dhe Himalaje, në fshatin budist të Upper Mustang në Nepal, 3,962 metra mbi nivelin e detit...

Trump: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi në histori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve "Alligator Alcatraz" në Florida. Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për "projektligjin...

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë në Shqipëri.... hahahahaha. Një komedi e...

Lajme të tjera

Web TV