1500 punonjës në terren, OSSH: Vështirësi nga moti në Shkodër, Burrel e Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkeqësimi i motit në të gjithë vendin, në disa qarqe me reshje të dendura shiu dhe intensitet të lartë dëbore, ka rënduar dhe sistemin e furnizimit me energjinë elektrike në vend. Operatori i sistemit të Shpërndarjes bënë të ditur dhe zonat më problematike dhe masat që janë ndërmarrë.

“Në rajonet e Burrelit dhe Shkodrës janë më të prekura nga defektet. Konkretisht zonat e Lezhës, Shëngjinit, Burrelit, moti paraqitet me erë të fortë në formë cikloni gjë që vështirëson punën për marrjen e masave”, tha Jurgen Miraka, shefi i dispeçerisë, OSSH, shkruan A2 CNN.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet hidrovoreve për të parandaluar rreziqet nga përmbytjet si pasojë e rritjes së nivelit të ujit.

“Me rëndësi fibrat dhe linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret. Të cilat janë të rëndësishme për të parandaluar përmbytjet ndaj po merren masat e nevojshme”.

Deri më tani stakime të energjisë sipas OSSH ka patur vetëm në stacionin e Radhimës për shkak të rritjes së nivelit të ujit por situata është kthyer në normalitet.

Për të rregulluar defektet në kohë në terren, OSSH ka shtuar punonjësit por dhe mjetet në dispozicion.

“Kompania ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës duke vënë në dispozicion dhe 196 mjete motorike.”

Shkëputje të energjisë elektrike ka patur vetëm në disa fshatra në veri të vendit për të cilat po merren masat e nevojshme./  S,M

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV