Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë (AfD) – të shtunën, duke i bllokuar disa rrugë dhe duke e vonuar fillimin e takimit, ku kjo parti e nisi fushatën për zgjedhjet e shkurtit.

Një prani e madhe policore u pa të shtunën në Riesa – në landin lindor Saksoni – i cili është bastion i AfD-së. Policia i largoi disa prej protestuesve nga rrugët.

Megjithatë, konventa dyditore nisi rreth dy orë me vonesë, pasi shumë prej delegatëve nuk mbërritën me kohë për shkak të bllokadave.

AfD-ja e ka nominuar zyrtarisht bashkëkryetaren, Alice Weidel, si kandidate për kancelare të Gjermanisë. Weidel i falënderoi delegatët për “sfidimin e turmës së majtë për të mbërritur këtu”./K.K

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV