Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale.

“Rreth 9.500 të tjerë janë plagosur gjithashtu, përveç ndalimit të 2.600 personave, përfshirë gra dhe fëmijë, në një shkelje flagrante të të gjitha konventave dhe normave ndërkombëtare,” tha zyra për media e qeverisë në Gaza.

“Në 100 ditët e fundit, populli ynë në Gazën veriore ka vuajtur format më të tmerrshme të vrasjeve, spastrimit etnik, shkatërrimit dhe zhvendosjes,” shtoi ajo.

Izraeli ka vazhduar një operacion tokësor që ka shkatërruar shtëpi, spitale, objekte publike dhe infrastrukturë, duke ekspozuar qartë qëllimin për të eliminuar sistematikisht themelet e jetës në Rripin e Gazës dhe për të shkaktuar një krizë humanitare të thellë.

Sipas raporteve, ndihma humanitare nuk është lejuar në zonë, duke lënë popullsinë “në prag të urisë.”

Lufta ka shkaktuar më shumë se 46,500 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./K.K

Të fundit

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita...

Lajme të tjera

Web TV