Vendimi/ Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeve nën standartin “Euro 5”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti në vend nuk do të lejohet më regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian nga “Euro 4 që aktualisht është në fuqi“.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur gjatë vitit 2024 diskutime në lidhje me përmirësime të mundshme niveleve të bazës ligjore dhe ka organizuar edhe takime me përfaqësues të palëve të interesit dhe institucioneve. Pas 5 viteve vlerësojmë se është koha për të kaluar në standardin ‘Euro 5’”, tha për A2 CNN, Arben Progni nga Drejtoria e Regjistrimit të Mjeteve.

Zhvlerësimi i euros nga njëra anë dhe orientimi i tregut të importeve drejt Koresë së Jugut veçanërisht gjatë vitit të shkuar pritet ta bëjnë lehtësisht të zbatueshëm vendosjen e standardit “Euro 5” në importin e automjeteve.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 12 muajt e lënë pas, 44.2 për qind e automjeteve të regjistruara për herë të parë ishin prodhuar pas vitit 2011, ndërsa gati 19 për qind përmbushin standardin “Euro 6”, raporton A2.

“Ne si DPSHTRR do të vijojmë me diskutimet dhe shpresojmë që vendosja e këtij standardi të hyjë në fuqi nga ky vit për të ndikuar kështu në përmirësimin e  flotës së automjeteve dhe uljen e nivelit të ndotjes në ajër.”

Gjatë vitit të shkuar në vend u regjistruan për herë të parë 99 mijë e 441 automjete. Periudha e pranverës dhe verës, veçanërisht muajt maj e korrik shënuan nivelin më të lartë të automjeteve të regjistruara për herë të parë.

Lexo edhe :  Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Me shtimin e importeve si pasojë edhe e turizmit, numri i automjeteve aktive në vend ka arritur në 925 mijë.

“Në vitin 2018, raporti i motorizimit ishte 220 mjete për 1 mijë banorë e sot jemi në kushtet e 400 mjeteve për 1 mijë banorë. Ka një rritje të konsiderueshme veçanërisht vitin e fundit.”

Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë… Koreja e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina.

Shteti në Azinë Lindore vitin e shkuar u rendit i pari në drejtim të importeve të automjeteve, me 18 mijë e 827 të tilla duke lënë pas Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën./E.T

Të fundit

Norvegjia gati të kthehet 100% ekologjike!/ Një e treta e makinave tashmë elektrike

Norvegjia është lideri botëror për përdorimin e makinave ekologjike, vitin e kaluar 9 nga 10 makina të shitura ishin...

U mposht nga Usyk, ish-kampioni i botës Tyson Fury njofton tërheqjen nga Boksi

Boksieri britanik i peshave të rënda, Tyson Fury, ka thënë se po tërhiqet nga sporti. Sipas mediave të huaja, ish-kampioni i botës 36-vjeçar u shfaq...

Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”

Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin...

Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

Moti i keq pushton edhe Greqinë që nga mesdita e së dielës ku janë regjistruar reshje intensive dëbore. Shumë zona janë prekur nga këto reshje...

Moti i keq, mijëra banorë të Lezhës pa energji elektrike prej 3 ditësh

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej...

Lajme të tjera

Web TV