Prezantohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës, i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plator Nesturi, prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e kësaj të marte në Prefekturën e Qarkut.

Ka qenë Ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu që ka prezantuar Nesturin, teksa ka vlerësuar figurën e tij.

Më pas e ka marrë fjalën zv.ministri i Brendshëm Juljan Hodaj, i cili u ndal dhe në prioritetet dhe pritshmëritë në këtë qark.

“Jam i privilegjuar që vij në qytetin tim për të dhënë angazhimin dhe përkushtimin në të mirë të zhvillimit të qarkut”, tha ai.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe autoritete të pushtetit lokal të Qarkut si dhe drejtues të institucioneve në Vlorë.

Vendimi për Nesturin është marrë në mbledhjen e datës 9 Janar të Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Ky pozicion kishte mbetur vakant që pasi Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Ndërsa prej dorëheqjes së Vangjel Tavos, ky post është mbajtur nga zoti Kristaq Kiço, i cili sot më 14 janar dorëzon detyrën. /e.t

Të fundit

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe...

Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

Lajme të tjera

Web TV