VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Korab RUNJA

 

Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për shkak të detyrës nga falangat e krimit të organizuar. Vlerësimi i dëshmorit të atdheut Artan Cuku, i përfshirë në librin me 50 vrasjet më të rënda në botë për arsye shtetërore të titulluar “Faces os Assassination” (“Fytyra e vrasësve”), të hartuar nga një grup ekspertësh nga e gjithë bota dhe të botuar nga organizata prestigjioze “Iniciativa globale kundër krimit transnacional” (“Global Initiative against Transnational Organized Crime”) me qendër në Gjenevë të Zvicrës, përveçse akt juridik dhe politik, është dhe detyrimi moral i institucioneve qendrore shtetërore dhe vendore shqiptare. Parë nga ky këndvështrim, shokët, miqtë, bashkëpunëtorët e shumtë dhe familja e tij, kanë vlerësuar vendimet për shpalljen e Artan Cukut “Dëshmor i Atdheut” nga Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” (me vendim nr. 770, datë 02.04.2019) dhe dhënien e simbolit “Familje e Dëshmorit të Atdheut” familjes së tij; akordimin nga Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani i “Dekoratës së Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes), si dhe akordimin nga Ministri i Brendshëm i ”Medaljes së Nderit” pas vdekjes, me motivacionin ”Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike” (me Urdhrin nr. 464, datë 12.06.2017). Këto, në nivel qendror, por padyshim, jeta dhe vepra heroike e Artan Cukut është vlerësuar e përjetësuar edhe nga organet e qeverisjeve vendore, si nga Këshilli i Qarkut Dibër e këshillat bashkiakë Peshkopi e Kamzë, duke i dhënë atij titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes), si dhe duke emërtuar institucione e rrugë kryesore me emrin e tij. Dhe nëse Këshilli Bashkiak Kamzë, me vendimin Nr. 24 datë 18.02.2022 vendosi emërtimin “Artan Cuku” të Pallatit të Kulturës Kamzë, Këshilli Bashkiak Durrës, me Vendimin nr.35, datë 16.04.2024 ka miratuar emërtimin e Rrugës “Artan Cuku”, me vendndodhje në Lagjen nr. 2, Njësia Administrative nr. 1 e qytetit bregdetar. Ky vlerësim më i fundit, për përjetësimin e veprës së dëshmorit të atdheut Artan Cuku, bazohet në rezultatet e tij si ish – Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit në harkun kohor të viteve 2003-2004.

Referuar analizës vjetore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, shtypi i kohës shkruante se: “Shefi i Policisë Kriminale Artan Cuku ka rezultuar si ‘Heroi i vitit 2003’, pasi ka qenë dhe mbetet më rezultativi në luftën ndaj krimit. Ana tjetër e medaljes pas leximit të raportit të (ish) kryekomisarit Tonin Vocaj, ishte evidentimi i arritjeve, pikërisht të kryepolicit të krimeve Cuku, i cili pas ardhjes së tij 8 muaj më parë në Durrës, ka rritur ndjeshëm efektivitetin e punës, duke arrestuar 50 persona më shumë se në vitin 2002, të shpallur në kërkim.”

Edhe Tonin Vocaj që e ka njohur nëpërmjet punës, pohon se jo vetëm ai, por edhe shumë kolegë mund të evidentojnë me dhjetëra e dhjetëra raste të protagonizmit të Artanit në hetimin dhe zgjidhjen e shumë çështjeve që konsideroheshin të vështira. “E them me bindje, se punonjës policie të tillë si Artan Cuku, me dhunti të jashtëzakonshme në fushën e hetimit të krimit, është vështirë që të gjenden. Artani kishte intuitë dhe orientim të jashtëzakonshëm në ngjarjet kriminale dhe mbi të gjitha kishte vendosmëri dhe zgjuarsi për ta çuar hetimin deri në fund”,-shprehet Tonin Vocaj.

Ndërsa Ahmet Prençi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (ndër më të suksesshmit e një organi të tillë të lartë ligjzbatues dhe më i respektuari nga ish-vartësit, kolegët, miqtë e shokët e tij të shumtë), në një letër të pazakontë, kur nga bota e të gjallëve i shkruhet dikujt në botën e përtejme ndër të tjera shkruan: “Sakrifikove shumë për ligjin Artan, dhurove gjithçka për rendin në këtë vend me plot halle e derte; njerëz si ti ishin të rrallë, por njerëz si ti ngjallnin besimin për një të ardhme më të sigurtë, më të mirë…Vendi kishte dhe ka nevojë jo për Habilajt, as për Balilajt, as për trafikantët dhe grupet e organizuara që bashkëqeverisin me pushtetin, vendi kishte dhe ka nevojë për njerëz si ti Artan, të përkushtuar, të vendosur, vetëm në anën e ligjit dhe të njerëzve të thjeshtë e hallexhinj të vendit tim, të vendit tend…”.

 

VLERËSIMET

Në kujtimet e tij, Dr. Hasan Shkëmbi, ish – Drejtues i Parë Policie dhe ish – Pedagog në Akademinë e Policisë, ndër të tjera shkruan se: “Në fundin e vitit 2002, për aftësitë profesionale të shfaqura në Shkodër, Artani përzgjidhet nga titullarët e Ministrisë së Brendshme dhe transferohet në detyrën si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, qytet ky shumë problematik në atë kohë, ku si një vend bregdetar, përveç krimit të rrugës ushtrohej një veprimtari dinamike e trafiqeve dhe krimit të organizuar. Eksponentë të rëndësishëm të krimit u goditën në atë kohë. Persona të rëndësishëm të botës së krimit me lidhje politike u përballën me reagimin e fortë të policisë. Artani ishte ideatori dhe drejtuesi kyç i këtyre aksioneve të fuqishme, por nga ana tjetër filluan edhe angazhimet e personave me influencë politike të lidhur me botën e krimit për ta lëvizur nga ky qytet.

Lexo edhe :  A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?

Këtë detyrë ai e mbajti deri në vitin 2004 për t’u transferuar në qytetin më të largët verior. Gjatë periudhës që Artani qëndroi në detyrën e shefit të hetimit të krimeve, u cilësua nga shtypi i kohës si “Heroi i vitit”. Pasi bën një rezyme të karrierës së shkëlqyer profesionale dhe akademike, ish pedagogu i Akademisë së Policisë e vlerëson Artan Cukun si ekspert hetimi ekselent dhe drejtues të talentuar të Policisë.

Impresionet e jashtëzakonshme dhe vlerësimi për dimensionin, vlerat morale e intelektuale dhe profesionale, talentin dhe madhështinë e figurës së Drejtorit të Policisë Artan Cuku, e çojnë Dr. Hasan Shkëmbin deri atje sa që në mënyrë metaforike ta krahasojë atë me një trup qiellor të shndritshëm, “Meteor” të pashuar që vezullon e lëviz në sistemin tonë diellor. Shpirti i tij prehet në paqe atje lart në univers.

 

“VRASJA MORALE

Drejtues i Parë Pashk Tusha, ish drejtor i Policisë, Qarku Durrës, ndër të tjera vlerëson se gjatë karrierës së tij në polici nuk ka njohur oficer pasionant, të palodhur, me inteligjencë operative të mprehtë, me njohje në thellësi të Kodit të Procedurës Penale si Artan Cuku. Bazuar edhe në këtë vlerësim të tij, vendimi i Këshillit të bashkisë Durrës për përjetësimin e veprës së dëshmorit Artan Cuku është më se i drejtë.

Kjo për faktin se z. Tusha thotë me bindje të plotë se nuk është zbuluar asnjë vepër penale gjatë kësaj periudhe në komisariatin e Durrësit pa mendjen e këtij oficeri. “Aftësitë e veçanta për marrjen e informacionit, mënyra e menaxhimit të sektorit të Policisë Kriminale dhe përkushtimi për të realizuar detyrën bënë të mundur që Komisariati i Policisë së Durrësit të kishte tregues të lartë në zbulueshmërisë dhe kapjen e autorëve të veprave penale.

Disa nga sektorët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, si ato të trafiqeve dhe të antidrogës, vlerësoheshin për treguesit e punës edhe falë kontributit të shefit të Policisë Kriminale, Artan Cuku. Në çdo vendngjarje ai ishte gjithmonë i pranishëm, duke e vlerësuar profesionalisht e proceduralisht si një ndër aktet e momentet e rëndësishme për të zbuluar autorët e veprave penale. Profesionalizmi i tij evidentohej edhe me ushtrimin e atributeve të Policisë Gjyqësore, pasi në çdo rast bënte një vlerësim të saktë e ligjor të të gjitha provave para se të referonte veprat penale në prokurori”.

Në këtë drejtim, Drejtuesi i lartë i policisë Pashk Tusha nuk kujton ndonjë rast që dosjet e hetuara prej tij Artan Cukut të jenë pushuar, pezulluar apo të jenë kthyer për plotësim hetimesh. Si drejtues policie që ka punuar me të, ai thotë se mund të prezantojë dhjetëra ngjarje kriminale, të cilat janë zbuluar në saj të përkushtimit, sakrificës, kontributit dhe vlerave profesionale të tij.

“Ai ishte një bazë e rëndësishme informacioni për strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Vlerat profesionale të tij janë shoqëruar me një karrierë të suksesshme 16 – vjeçare në Policinë e Shtetit. Pasi kishte kryer suksesshëm të gjitha nivelet e shkollimit e diplomimit, Artan Cuku do të kryente suksesshëm funksione të rëndësishme si: në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Malësisë së Madhe; Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër; Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së Durrësit; Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë; në Berat në Sektorin Kundër Akteve Terroriste; Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr.4 të Drejtorisë së Policisë Tiranë; Specialist Drejtimi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në Sektorin e Krimeve Kundër Personit në Tiranë dhe në Sektorin Kundër Krimit të Organizuar; Zëvendësdrejtor i Policisë së Qarqeve Vlorë, Fier, Berat e Tiranë; Shef i Sektorit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; Drejtor i Policisë Qarkut Vlorë dhe nga fundi i vitit 2013, pas ndryshimeve politike që ndodhën në Shqipëri, Artani u transferua nga Vlora e deri në Qershor 2014 ka punuar në Drejtorinë e Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit derisa u lirua nga policia pa asnjë shkak. Pikërisht në vlerësim të kësaj karriere të shkëlqyer akademike dhe profesionale, Drejtues i Parë Pashk Tusha, ish drejtor i Policisë, Qarku Durrës, shprehet se cilido drejtues policie që ka punuar dhe e ka njohur atë nga afër do të shprehej se ai ishte ‘i lindur polic’.

Ndërkohë, sipas z.Tusha, largimi nga radhët e Policisë së Shtetit i Artan Cukut ka qenë jo vetëm i padrejtë, por edhe një vrasje morale, tepër e vështirë për t’u përballuar. “Ishte një fatkeqësi që karriera 16-vjeçare dhe kontributi i tij në Policinë e Shtetit u ndërprenë nga vlerësimet e drejtuesve joprofesionistë në emër të reformave në Policinë e Shtetit. Vendime të tilla janë me pasoja shumë të rënda për Policinë e Shtetit në luftën ndaj krimit të organizuar, si dhe për të mbrojtur jetën e karrierën e punonjësve të policisë”, shprehet Drejtuesi i lartë i Policisë Pashk Tusha.

Të fundit

SHBA ndalon 37 kompani kineze/ Shkak, përdorimi i punës së detyruar për ‘Ujgurët’

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 37 kompani kineze në listën e ndalimeve për shkak të akuzave për shkelje të...

“S’do të ketë rrogë minimale nën 500 €”/Berisha premton paketë emergjence për çdo qytetar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një mbledhje me të zgjedhurit lokalë demokratë, ku theksoi disa nga premtimet kryesore për përmirësimin e gjendjes...

Carrie Underwood do të këndojë në inaugurimin e Donald Trump

Carrie Underwood do të këndojë në inaugurimin e Donald Trump javën e ardhshme. Një zëdhënës i Komitetit Inaugurues të Presidentit konfirmoi se Underwood do...

Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë për Sirinë ‘e pasluftës’

Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë kanadeze në ndihmë të popullit sirian. Fundi i regjimit të Bashar Al Asaad në Siri mbylli konfliktin...

Dëshmia në GJKKO/Nuredin Dumani: Talo Çela në krye, 10 persona që Alibej i donte të vrarë

Në seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer...

Lajme të tjera

Web TV