Balluku për marrëveshjen Shqipëri-Itali-Emiratet: Rrugë e gjatë dhe sfiduese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e ka konsideruar një rrugë të gjatë dhe sfiduese për të arritur në këtë moment.

Sipas Ballukut, vendi ynë ka arritur të bëhet partnere e besueshme ndërkombëtarisht, me vendet lider në sektorin elektroenergjitik, falë punës së palodhur.

“Ka qenë një rrugë e gjatë dhe sfiduese për të arritur sot në momentin kur Shqipëria bëhet partnere e besueshme ndërkombëtarisht, me vendet lider në sektorin elektroenergjitik, falë punës së palodhur dhe angazhimit maksimal të të gjithë skuadrës.

Nënshkruam në Abu Dhabi Memorandumin e Bashkëpunimit për kuadrin e partneritet strategjik trepalësh, për energjinë dhe infrastrukturën përkatëse, ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një bashkëpunim historik për realizimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat në Shqipëri si dhe vendosjen e ndërlidhjes së transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri – Itali, si pjesë e Korridorit të 8-të energjitik”, ka shkruar zv. kryeministrja.

S,M

Të fundit

Theu masën e “arrestit shtëpiak” dhe shiste kokainë/ Kush është Gliard Gusholli?

TIRANË- Një prej të arrestuarave, për droge, Gliard Gusholli është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit. Rreth një...

Shtohet dhuna në familje/ Raportimet e policisë tregojnë rritje të numrit të rasteve

Nisja e vitit të ri shënon edhe një shtim të rasteve të dhunës në familje. Referuar njoftimeve zyrtare të policisë, në javën e parë të...

Situata nga zjarret në Los Anxhelos mbetet e rrezikshme, 25 numri i viktimave

Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikshme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim të rrallë...

Paund digjital? Mbretëria e Bashkuar pritet të marrë vendim brenda dy vitesh

Banka e Anglisë ka njoftuar se vendimi nëse do të zbatohet një paund digjital nuk do të merret deri në vitin 2027. Në një...

Vizita në Mbretërinë e Bashkuar, Spiropali:Forcim i bashkëpunimit parlamentar

Me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Lindsay Hoyle, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi sot vizitën zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV