Kompania ‘Meta’ largon nga puna 5% të stafit në gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që përfaqësojnë rreth 5% të fuqisë punëtore të saj globale në Facebook , WhatsApp dhe Instagram, me performancë më të ulët thuhet se kanë më shumë gjasa të largohen.

Në një njoftim drejtuar stafit, CEO Mark Zuckerberg tha se kishte vendosur të përshpejtonte largimin e punonjësve me performancë të dobët.

Sipas raportit të fundit financiar në fund të shtatorit 2024, Meta punëson rreth 72,000 njerëz në mbarë botën, që do të thotë se rreth 3,600 punëtorë mund të preken nga shkurtimet.

Zhvillimi vjen vetëm disa ditë pasi Meta njoftoi se planifikon t’i japë fund partneritetit të saj me kontrollues të pavarur të fakteve, si dhe programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes së kompanisë në lidhje me rekrutimin.

 

 

Punonjësit e Meta-s në SHBA të prekur nga shkurtimet e vendeve të punës do të njoftohen brenda datës 10 shkurt, ndërsa punonjësit në vendet e tjera do të njoftohen më vonë.

“Vendosa të rris nivelin e menaxhimit të performancës”, shkroi Zuckerberg në njoftimin e tij, të cilin e raportoi Bloomberg./e.t

Të fundit

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin...

Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka humbur jetën. Përmes një reagimi zyrtar,...

Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë...

Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së

Preç Zogaj Zbatimi i nenit* të dorëheqjes pa kushte të kryetarit kur partia humbet zgjedhjet është pikësëpari një çështje e respektit të kryetarit për ligjin...

Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

"Gazzetta Dello Sport" raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A, sulmuesin danez, Rasums Højlund, i...

Lajme të tjera

Web TV