Pse nuk afrohen shqiptarët tek PD ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Duke parë kronikat e lajmeve të 34 viteve më parë, rastisi që të shoh mitingun e madh të fitores së pushtetit nga Partia Demokratike në 22 Mars 1992. Qindra e mijëra njërëz, që gëzonin, dhe shijonin fitoren e demokracisë, por jo ama të partisë së Berishës. Njerëzia i gëzoheshin ndryshimit, lirisë së mendimit dhe veprimit. Por kjo nuk do të zgjaste shumë. Nuk do të zgjaste shumë as demokracia, as liria dhe as fitorja e asaj partie.

Kjo për faktin sepse, shumë shpejt qeverisja e Partisë Demokratike, e para qeveri demokratike, degjeneroi në qeverisje e korruptuar, e cila nisi ti heqë vendit “gurin e fundit të themelit”. Shqiptarët nuk harrojnë kollaj piramidat, shitjen e pasurisë publike, vjedhjet, vitin e zi  1997, kur shteti ra sikur të ishte kuti kartoni.

Zhgënjimi mbyti zemrat e shqiptareve. Kishin gabuar në votimin e 22 Marsit 1992. Nuk kishin gabuar në votimin për ndryshimin e sistemit, në dëshirën e tyre për liri, demokraci, pronë private të ligjshme, dhe zhvillim të vendit sipas metodave dhe programeve të demokracive perëndimore. Kishin gabuar që votuan PD. Ngjarjet që pasuan pas shkatërrimit të shtetit në 1997, ishin tronditëse. Erdhi grushti shtetit në 1998, erdhën protestat e dhunshme, kërciste kallashi, nisën vrasjet, vjedhjet, plaçkitjet, pengmarrjet, bandat bënin ligjin pasi kishin aleanca me politikën e mbrapshtë të PD. Njerëzit u larguan nga PD-ja.

Shqiptarët u betuan se, nuk votonin më kurrë një parti hajdute, parti bandash, parti klanore dhe krahinore. Dhe ashtu bënë. Por  aksidentalisht, PD erdhin në pushtet sërish në 2005. Besoj se nuk gaboj, por ishte ndihma e Fatos Nanos, që Berisha shkeli sërish në godinën e kryeministrisë. Dhe ajo që ngjau sërish me vendin dihet. U shkatërruan administrata publike, institucionet ligjore, u politizua prokuroria dhe gjykatat, u vendos regjimi bajraktarist i Berishës dhe berishëve. Populli nisi sërish kalvarin e vuajtjeve.

Nisi sërish seriali i vjedhjeve dhe zhvatjeve nga  kryeministri, ministrat, zv.ministrat, drejtorët, deputetët e PD-së, militantët morën poste dhe nisën të pasurohen. Korrupsioni u ngrit në sistem. Ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë, u denigruan, u mashtruan, u larguan dhe rrahën, njëlloj sikur ishte bërë me ata nga 1992 deri 1997.

Lexo edhe :  Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Duhej të vinin zgjedhjet e 2013, që PD-ja e Berishës, të largohej me turp të madh, me një humbje historike me mbi 1 milion vota kundër, nga shqiptaret. Duke vëzhguar realitetin e sotëm, situatën në të cilën gjendet sot PD-ja, konstatoj se, ajo forcë politike , ka 12 vjet që rrëgjohet, që tkurret, dhe që zbrazet nga anëtarësia, dhe mbeshtetësit e saj. PD, ka humbur pas 2013, çdo palë zgjedhje të bëra, vendore apo qëndrore. Shkaku apo arsyeja ? Ato dihen. Nuk mund të  votojnë  dhe gabojnë më  shqiptarët. Nuk mund ti kthehen më shqiptarët atyre viteve, kur mbizotëronte kaosi, rrumpalla, injoranca në zyrat e shtetit, dhe kur hallet dhe problemet e tyre nuk zgjidheshin kurrë pa paguar miliona nën dorë.

Në rast se ka ndonjë forcë politike, që ka pësuar goditje dramatike elektorale në 12 vitet e fundit, ajo është PD-ja. Por nuk ka vetëm largimin e votuesve, pasi PD-ja e sotme vuan shumë mungesën e afrimit të rinisë, e elementëve të rinj, që do ti freskonin në tërësi  strukturat e saj të plakura. PD-ja sot vuan për lidership, dhe nuk ngjall më besim tek shumica e shqiptareve. Dalja në fushatë me “dosje korrupsioni”, apo me skenarë të vjetëruar, vetëm sa kanë thelluar problematikat, dhe kanë larguar më tepër njerëz nga PD-ja.

Shumica e atyre që ndodhen sot në zyrat e selisë blu, e dinë se me Berishën kurrë nuk marrin pushtet, por ja që janë të destinuar ti thonë “lepe-peqe” atij, deri në momentin kur të mbyllen listat dhe ti dergohen KQZ-së. Pas asaj dite, nis zbrazja e madhe e asaj partie.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV