Historitë sekrete/ Zbulohet pas 80 vitesh ditari i të dashurës angleze të Hitlerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas plot 80 vitesh janë zbuluar detaje nga ditari sekret i të dashurës angleze të liderit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, duke hedhur dritë mbi jetën private të Fuhrer-it me Unity Mitford, bukuroshen aristokrate që skandalizoi shoqërinë britanike.

Ditarët sekretë që rezultonin të humbur prej kohësh janë zbuluar sot nga Mail dhe tregojnë se Unity Mitford e adhuronte Hitlerin pavarësisht se ai ishte ndër më të urryerit në botë.

Bukuroshja e re e klasës së lartë skandalizoi shoqërinë britanike duke u gënjyer ndaj Hitlerit dhe duke u bërë më e afërt me të se çdo britanik tjetër.

Ajo ia besoi ditarit të saj të përditshëm sekretet e lidhjes së tyre të jashtëzakonshme gjatë pesë viteve deri në Luftën e Dytë Botërore, kur vetë Unity tradhëtoi Britaninë për hatër të Gjermanisë naziste.

Në një nga faqet e ditarit, kuptohet se teksa komplotonte masakrën globale, Hitleri sillej si një 17-vjeçar i dashuruar rreth bukuroshes bionde. Një nga studiuesit më të shquar në botë për Unity, historiani dhe biografi i saj David Pryce-Jones, tha se ka besim se ditarët e saj janë të vërtetë.

Detaje bombastike, zbulohet pas 80 vitesh ditari i të dashurës angleze

Të zhdukur për 80 vjet, ditarët e Unity përfshijnë vitet 1935-1939 dhe kronikën e 139 takimeve të jashtëzakonshme me Hitlerin, regjimi monstruoz i të cilit vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaust.

Një adhuruese e nazizmit, Unity nderonte diktatorin, të cilin ajo e ka quajtur në mënyrë të pandërprerë si ‘Führer’ ose ‘Ai’ dhe i referohej sikur të ishte një zot.

Aq e magjepsur ishte Unity pas Hitlerit saqë u transferua në Mynih në moshën 20-vjeçare për të ndjekur me obsesion liderin nazist. Ditari i zi i saj, me veshje lëkure ekspozon kështu për herë të parë se Unity ishte pothuajse me siguri seksualisht aktive ndërsa shoqërohej me nazistët kryesorë në Gjermani.

Lexo edhe :  Papa: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, jo dhunë dhe konflikte

Kjo ngre perspektivën joshëse nëse ajo kishte një marrëdhënie seksuale me vetë Fyhrer-in, i cili ishte 25 vjet më i madh se ajo. Ditarët e saj nxirrnin në pah pasionin e tyre në rritje për njëri-tjetrin ndërsa Unity u përqafua në rrethin e brendshëm të nazistëve në muajt vendimtarë që çuan drejt luftës.

Teksa kolegët e saj britanikë përgatiteshin për sakrificën përfundimtare, vajza aristokrate – e cila ka lindur në Londër, por është ngjizur në qytetin kanadez të Swastika – mbante një vend brenda rangut më të lartë të drejtuesve në Gjermani.

Detaje bombastike, zbulohet pas 80 vitesh ditari i të dashurës angleze

Shkrimi i fundit në ditarin e saj daton më 1 shtator 1939, ditën kur Gjermania pushtoi Poloninë. Dy ditë më vonë, kur u shpall lufta, Unity ishte kaq e shqetësuar me perspektivën që atdheu i saj dhe Gjermania e saj e dashur naziste do të hynin në luftë me njëra-tjetrën, ndaj ajo qëlloi veten me plumb në kokë në parkun “Garden” të Mynihut.

Ajo nuk arriti të vriste veten, megjithëse mbeti e dëmtuar në tru dhe plumbi i ngeli në kafkë për gjithë jetën e mbetur. Ajo u kthye në Britani, ku vdiq në vitin 1948, në moshën 33-vjeçare./E.T

Të fundit

Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

Nga Frrok Çupi Druaj se këto ditë ka raste kur janë harruar ca ftesa për ditëlindje, ose nuk janë vënë...

Berisha në Kuvend: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!

Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit. Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit...

Ekskluzive/ Blerta Zhegu: Ja jeta ime artistike në Francë

Intervistë exclusive me sopranon e njohur të skenave ndërkombëtare Intervistoi: Mentor Hoxha, Francë E lindur në Tiranë, Blerta Zhegu nisi studimet në qytetin e saj të...

Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të...

Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

Nga Frrok  Çupi Druaj se këto ditë ka raste kur janë harruar ca ftesa për ditëlindje, ose nuk janë vënë re lajmërim- vdekje. Në periudhën e...

Lajme të tjera

Web TV