Tri pengjet izraelite të mbajtur nga Hamasi në Gaza pas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Izraelin tashmë janë në duart e ushtrisë izraelit.
Pas lirimit të tyre, tani në vëmendje është lirimi i të burgosurve palestinezë.
Të gjithë sytë janë tani tek Izraeli, të cili i kërkohet të vazhdojë me lirimin e 95 palestinezëve. Mediat e huaja kanë raportuar pamje nga burgjet izraelite ku do të bëhet transferimi me autobusë, siç shihet edhe në fotot e ndara nga mediat e huaja.
Hamasi paralajmëron se do t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit, por çdo shkelje nga Izraeli sipas tij do të rrezikojë procesin dhe jetën e pengjeve.
/E.T