Shqiptarët punojnë vetëm për mbijetesë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Është mbijetesë sepse ata që punojnë dhe mbajnë familjet e këtu në Shqipëri, janë të punësuar në Perëndim, nga Italia në Gjermani dhe nga Gjermania në Angli…

Një mbijetesë e vakët shqiptare, kjo është gjendja e sotme. Asgjë më shumë.

Pse kemi rënë në këtë gjendje?

Kjo gjendje, në esencën është një luks i heshtur, që nuk ka ndriçim , por që ka krijuar këtë mbijetesë të vakët.

Po nga vjen e sigurohet kjo, dhe pse duhet të quhet mbijetesë?

Është mbijetesë sepse ata që punojnë dhe mbajnë familjet e këtu në Shqipëri, janë të punësuar në Perëndim, nga Italia në Gjermani dhe nga Gjermania në Angli.

Natyrisht kjo punë e frytshme është, por remitancat e tyte në euro apo në dollarë që ata dërgojnë në Shqipëri, krijojnë të ardhurat e të afërmve të tyre që jetojnë këtu.

Dhe kjo shumë parash që është mbi katër miliardë euro, mban jetën normale në Shqipëri.

Në fakt kjo shumë parash, po mban tregun, dhe sigurisht edhe bankat, edhe fitimin tregtar i cili është faktori kryesor që mban bankat, mban punësimin aktual, mban taksat e shtetit, dhe pas taksave që mbledh shteti, jeton e gjithë administrata shtetërore me një pagë të pranueshme tani, por që, të gjitha bashkë janë, por është edhe turizmi është që sjell një shumë jo të vogël në valutë, në këtë jetë monetare në Shqipëri.

Po a mjafton kjo?

Jo nuk mjafton.

Jeta nuk ecën dot në Shqipëri brenda kërkesës dhe ofertës perëndimore.  Por tregu funksionon dhe jeta nëpër bare dhe restorantet është brenda karakterit evropian, madje në sasinë e vet, baret dhe restorantet qyteteve të mëdhenj të Shqipërisë janë më luksoze në Evropë.

Lexo edhe :  Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Por si ka ndodhur e si po zhvillohet kjo?

Ja kjo është pyetja që bëjnë ekspertët e huaj.

Por nuk janë vetëm lokalet luksoze, se janë edhe makinat luksoze.

Dhe kjo i habit të gjithë. Por më shumë mërzit grekët që i shohin me zili qesharake makinat luksoze të shqiptarëve, se vetë ata  janë shumë dobët në rrugët e tyre, sepse makinat i kanë masivisht nga ato më të lira fare.

Po shqiptarët si e kanë arritur këtë nivel?

Shqiptarët e kanë arritur me natyrën e tyre të mendjes që kërkon jetë, vetëm jetë të paqtë dhe të  pasur. Dhe këtë e kanë arritur tek makinat e tyre, te baret dhe restorantet luksozë, dhe te  bisedat e frytshme që ata bëjnë nëpër lokalet luksozë që vetë i kanë investuar.

Kjo është një çudi, po thonë ekspertët e huaj që janë kundër,  por të tjerët thonë: ja, kjo është vlera esenciale e shqiptareve,  që do t’i çojë ata shumë lart./   S.M

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV