Pse shqiptarët blejnë rroba të përdorura?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht blejnë rroba të përdorura.

“Edhe më lirë, por edhe më cilësore janë të them të drejtën. Janë shumë cilësore, rezistojnë, i blejmë ndonjëherë kur na nevojiten”, u shpreh një kliente.

Por për tregtarët viti 2024 ka qenë më me tepër fluks, ndërsa ditët e para të 2025, për ata është bosh.

“Pse zgjedhin rrobat e përdorura, për cilësinë apo çmimin?
Për cilësinë më shumë. Cilësia është më e mirë. Çmimi gati njëllojë është me të rejat, por janë më cilësore.
Cilat mosha ju vijnë më shumë? Rinia, por edhe brezi i tretë, por rinia më shumë. Unë shes gjëra shtëpiake, peshqira çarcafe, perde, çfarë përmbajnë gjërat shtëpiake. Mallin e marrim jashtë”, u shpreh një tregtare.

“Zgjedhin rrobat e përdorura, se s’kanë ekonomi të marrin tek të rejat. Janë rrogat e vogla dhe pensionet e vogla dhe vijnë këtu tek të vjetrat. Kanë cilësi se janë origjinale, s’janë rroba tregu kineze”, theksoi tregtarja tjetër.

Duke bërë një krahasim me të dhënat e Instat, viti 2024 ka një rritje të ndjeshme përsa i përket veshjeve të përdorura. Sipas të dhënave, në muajin dhjetor të vitit 2023 janë importuar rreth 350 milionë kg veshje të përdorura. Ndërsa, në dhjetorin e 2024, importi i kësaj kategorie ka shënuar një rritje rreth 450 milionë kilogramë./   S,M

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV