Toyota Yaris/ Kreu i SPAK “kërcënon” Berishën për prishje hetimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i SPAK, Altin Dumani janë përplasur në distancë. Nga dera e SPAK, aty ku ishte për hetimin e “Partizanit”, Berisha ka folur për hetimet e “Toyota Yaris” duke nxjerrë disa biseda në Sky Eç që ndodhen në dosjen hetimore. Nga ana tjetër Dumani e ka “kërcënuar” Berishën se do të përballet me përgjgjesinë penale për nxjerren e sekreteve hetimore.

Sa herë bëhet fjalë për SPAK, ish- kryeministri Sali Berisha sulmon direkt kreun e këtij institucioni Altin Dumani. Edhe dje, shefi i demokratëve ka folur mbi dosjen në hetim të “Toyota yaris” ku ka nxjerrë të dhëna sensitive. Për këtë kreu i SPAK ka bërë përgjegjës Berishën për nxjerrjen e sekreteve hetimore. Në një dalje për median, Dumani tha se: “Dosja “Toyota Yaris” do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi. Patjetër, të gjithë janë të barabartë”, është shprehur Dumani. Ish- kryeministri Berisha ka publikuar një transcript të bisdave që janë bërë mes një ish- punonjëse të BKH dhe avokatit ku kanë anashkaluar, sipas Berishës, afat ligjore për sekustrimin e pasurive. Pasi tregon se çfarë ka ndodhur mes komunikimeve të tyre, Berisha Shton se: “Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat”. SPAK ka hapur një hetim në lidhje me implikimet e zyrtarëve në këtë dosje. Më 30 dhjetor 2024 SPAK dorëzoi dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi si persona që kanë ndërhyrë në këtë dosje ndërsa është veçuar hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që  bashkëpunuan me ta. Edhe dje gjatë një konference për shtyp për median, ai ka sulmuar Dumanin se është i paguar për të mbajtur këto qëndrimi ndaj tij. “Organizata kriminale e skapit të partisë, e kryesuar nga Altin Lala, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Do përfundojë në koshin e plehrave të historisë. Të vazhdojmë këtë betejë, ata do kenë atë fat që meritojnë dhe shumë shpejt. Kohërat nuk janë për diktaturat”, është shprehur kryedemokrati.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ PS-PD, “të dashuruara” pas votës së emigrantëve

Deputetët e SKY-it

Ish- kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetin Taulant Balla se ka përdorur aplikacionin e koduar SKY. Pas daljes së tij nga SPAK, ai ka premtuar se së shpejti do të jap edhe kodin që ka përdorur ky i fundit. Berisha premtoi se çdo herë që do paraqitet në SPAK, do vijojë të denoncojë Dumanin. “Unë kam shumë të tjera, por do mbarojmë me Ballën njëherë dhe pastaj do u kthehemi me radhë dhe do u faktoj se çfarë e rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët punon në këtë institucion. Iu kisha premtuar kodin e Taulant Ballës. Iu garantoj se do t’ua sjell”, u shpreh kreu i PD-së. Referuar kërkesës së gazetarëve, por edhe më herët të deputetëve, Dumani tha se nuk kanë asnjë të dhënë tjetër për përdrimin e SKY nga deputetët përveç atij që tashmë është në hetim dhe pas hekurave, Jergis Çyrbja.

Dosja “Xibraka”

Ish kryeministri është ndalur edhe tek dosja “Xibraka”, ku përflitet edhe për vëllain e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se në SPAK ka mbërritur një letër e nënshkruar nga një person i quajtur Zaho Koka ku jepen informacione për implikimin e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama në dosjen e Xibrakës. Sipas tij në letër ishte edhe një foto e Olsi Ramës me Genti Xhixhën në një qytet të BE-së. Ndërkohë që herën e parë foli për një person anonim me emrin Zaho Koka, Berisha kaloi në një tjetër nivel. Ai tha se teksa hyri në SPAK për t’u paraqitur konform masës së gjykatës “detyrim paraqitje”, aty “gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën”. Lidhur me deklaratën e Berishës ka reaguar sot SPAK, që bën të ditur se kreu i Prokurorisë, Altin Dumani, ka kërkuar përmes një shkrese më 13 janar 2025, që Byroja Kombëtare e Hetimit të verifikojë nëse ka pranuar ndonjë informacion nga shtetasi Zaho Koka. Byroja Kombëtare është përgjigjur duke deklaruar se “Nga verifikimet e kryera në Sekretari, Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka”.

Të fundit

Akuzat e Ramës/ Berisha reagon nga Gjermania: PS alternativa e sharjes, PD e ndryshimit

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar nga Gjermani, ku ndodhet me leje të veçante nga Prokuroria e Posaçme,...

E rëndë në Lushnje! 20-vjeçarja hidhet nga një pallat, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Lushnjës, ku një 20-vjeçare është hedhur nga një pallat, duke gjetur kështu...

Blerjet në supermarketet kroate ranë me 55 për qind gjatë bojkotit

Konsumatorët në disa shtete të Ballkanit, përfshirë Kroacinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, kanë nisur një fushatë bojkotimi të supermarketëve si ‘protestë’...

Sofër në vend të zyrës, “shqiptari në parlament” kërkon votat në Prizren

Një formë e veçantë e të bërit fishatë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 9 shkurt. Aktori Sokol Plakolli ka vendosur...

“Klasikja” moderne e Championsit, statistikat e përballjes Real Madrid-Manchester City

Goglat e kanë dhënë verdiktin e tyre. Reali i Madridit do të përballet me Manchester Cityn në “play off” në Ligën e Kampioneve, duke...

Lajme të tjera

Web TV