40% e fermave të kafshëve në Shqipëri përdorin antibiotikë, ja si ndikon tek njeriu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë, raportuan se përdornin antimikrobikë në kafshët e tyre sipas një vrojtimi në 525 ferma të prodhimit blegtoral, 29 veterinerë dhe 21 farmaci veterinare që u krye në kujdesin e Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, rezultatet e të cilit u publikuan së fundmi.

Përdorimi i antibiotikëve në kafshë, është i rëndësishëm pasi ai forcon rezistencën e ndaj antibiotikëve tek njerëzit.

Rezultatet e anketës, treguan se përdorimi i antibiotikëve ishte më i lartë në fermat e mëdha.

Tek fermat blegtorale te të imtave (dhi dhe dele) 53.2 për qind e fermerëve përdornin antibiotikë, 51.6 për qind e bletëve, 50.3 për qind fermave të lopëve të qumështit dhe po kaq ata që mbarështojnë gjedh për mish.

Gjithashtu, 29 për qind e fermerëve të pulave dhe 23.3 për qind fermave shtëpiake përdornin antibiotikë.

Në Europë për shkak të një direktivë që kërkon kufizimin e antibiotikeve tek bagëtitë, përdorimi i tyre kanë rënë me 50% ndërmjet 2011 dhe 2022.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve, mund të rrisë gjithashtu rrezikun e baktereve që janë rezistente ndaj trajtimit. Kjo kërcënon shëndetin e kafshëve, por mund të jetë gjithashtu një rrezik për njerëzit për sëmundje kronike.

Gjithashtu, njerëzit mund të ekspozohen ndaj patogjenëve rezistent, duke ngrënë mish dhe produkte të qumështit të kontaminuar.

Anketa ne Shqipëri tregoi se, shumica e fermerëve në blegtori nuk kishin arsim apo trajnim formal mbi shëndetin e kafshëve ose blegtorinë.

Mbajtja e evidencës se mjekimit, është bërë në mënyrë më të plotë nga veterinerët dhe personeli i farmacive veterinare sesa nga fermerët.

Shumica e veterinerëve mbanin shënime për antibiotikët e përshkruar. Informacioni që ruhet janë emrat dhe sasia e antibiotikëve të shitur ose të përshkruar në vit.

Në mënyrë të ngjashme, i gjithë personeli i farmacive ka mbajtur shënime për emrat e antibiotikëve të shitur në vit dhe sasitë e shitura.

Nga ana tjetër, vetëm gjysma e fermerëve të anketuar kishin të dhëna për barnat e blera dhe rreth 40 për qind mbanin shënime për vizitat dhe trajtimet veterinare.

Lexo edhe :  Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Përdorimi i antibiotikëve në përgjithësi, nuk ishte një zgjedhje e parë në rast sëmundjeje në fermat e anketuara, pasi fermerët raportuan se thirrën veterinerin dhe aplikuan izolimin e kafshëve të sëmura fillimisht.

Burimet kryesore të antibiotikëve për fermerët, ishin farmacitë veterinare dhe në një masë më të vogël, veterinere private. Kur u pyetën se kush e merr vendimin se kur do të përdoren antibiotikët, fermerët kryesisht raportuan veterinerët privatë.

Pronarët e fermave gjithashtu, kishin një rol në vendimet në lidhje me përdorimin e antibiotikëve, pavarësisht faktit se shumë prej tyre nuk kishin arsim apo trajnim të mëparshëm për shëndetin e kafshëve.

Ndërkohë që shumica e fermerëve ndiqnin këshillat e veterinerëve për dozën dhe kohëzgjatjen e trajtimit të terapisë me antibiotikë, një numër i konsiderueshëm e fermerëve (15.0 për qind) raportuan se kishin administruar (në dozë më të ulët dhe për kohë më e shkurtër) nga sa këshillohej.

Rreth 67 për qind e fermerëve deklaruan se gjithmonë ose shpesh merrnin antibiotikë me recetë.

Antibiotikët që janë përdorur, këshilluar ose shitur zakonisht në respektojnërenditjen e tyre sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH):

Antimikrobikë me rëndësi kritike me prioritet më të lartë: ceftiofur, cefquinome, enrofloxacin, kolistin

Antimikrobikë me rëndësi kritike: Gentamicina, neomicina, streptomicina, kanamicina, eritromicina, tylosin, tilmicosin

Antimikrobikë shumë të rëndësishëm: amoksicilinë, ampicilinë, benzilpenicilinë, kloksacilinë, tetraciklinë, oksitetraciklinë, klortetraciklinë, doksiciklinë, florfenikol, linkomicinë, sulfonamidet

Antimikrobikë të rëndësishëm: spektinomycin

Në shumicën e rasteve, substancat e listuara janë përdorur për trajtimin e sëmundjeve dhe shumë rrallë për parandalim.

Kur pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me efikasitetin e të antimikrobikëve, (76.6 për qind e fermerëve, 75.8 për qind e veterinerëve dhe 80.9 për qind e farmacistëve) raportuan se kanë vërejtur ulje të efikasitetit të këtyre substancave.

Pothuajse gjysma e fermerëve përdorues të antibiotikëve, raportuan se nuk e kishin dëgjuar më parë për rezistencën ndaj antibiotikëve. /Monitor

Të fundit

Mosdeklarim të pasurisë, GJKKO vendos sot për fatin e deputetit Asllan Dogjani

Këtë të mërkurë, deputeti demokrat Asllan Dogjani, është paraqitur paraqitet në GJKKO ku do të mbahet seanca për shpalljen...

46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës

Eduard Zaloshnja  46 deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka paracaktuar partia (nënkupto Kryetari)...

Rama: Evropa duhet të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek sektori i turizmit,...

Nga 1 shkurti punonjësit e OSSH që lexojnë matësit e energjisë do gjurmohen!

Nga 1 shkurti, punonjësit e OSSH që merren me leximin e matësve të energjisë do të jenë të gjurmuar përmes një lokalizuesi të vendosur në aparatin...

Shkakton dëme të mëdha në bujqësi/ Miu i arave problem shqetësues për fermerët e Maliqit

Miu i arave është kthyer në një problem shqetësues për fermerët e Maliqit,pasi ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Kultura e mollës,jonxhia por...

Lajme të tjera

Web TV