Nga ARTUR AJAZI
Lista e deputetëve të rinj, mbetet shkaku kryesor i mërzive dhe qejfmbetjeve në PD. Realisht ka nisur beteja e madhe brënda asaj force politike. Dihej se do të “plaste” sherri brënda tyre, derisa Berisha ka vendosur që 80 per qind të deputetëve ekzistues, ti “fshijë” nga memorja e asaj partie.
Të rrezikuar janë edhe “gladiatorët” e sallës së Parlamentit, po aq të rrezikuar janë edhe “miqtë” e ngushtë të Berishës. Ata që dikur, dhe në 3 vitet e fundit e kanë mbështetur, e kanë forcuar imazhin e tij, dhe janë kacafytur me kolegët dhe policinë, nuk do të jenë në listën e re, të 11 Majit 2025.
Në listë do të futen emra të rinj, pa asnjë kontribut fare në atë parti, do të futen shokët dhe miqtë e Zenit dhe Argitës, dhe do të ngelen jashtë saj kontribuesit. Ata që u kacafytën me policët, që ndezën flakadanë dhe dogjën karriget në Parlament, nuk do të jenë në listë.
Natyrisht kjo ka sjellë inatosjen e shumicës prej tyre. Deputetët aktualë nga Vlora, Fieri, Elbasani apo gjetkë, kanë nisur të shprehen kundër vendimeve të pritshme të Berishës lidhur me listën e re emërore.
Jashtë asaj liste do të mbeten qëndrestarë të asaj partie, ata që janë marrë me forcë nga policia për shkak të aksioneve opozitare, të urdhëruara nga Berisha. Zhgënjimi ka nisur të shprehet hapur në studio televizive dhe intervista që ata japin çdo ditë. Beteja e sivjetshme brënda asaj partie, ka shanse ta shkërrmoqë atë force politike.
Disa mendojnë se “kjo është mënyra më e mirë e përdorur nga Berisha, për të thjeshtuar ca “limonë të shtrydhur”. Por paradoksi është se, në PD, deri sot nuk duken as prurje të reja, që të besojmë se listat e reja, do të jenë produkt i tyre”. Sipas burimeve nga brënda asaj partie thuhet se “në listë do të jenë sekretaret e Berishës, recitueset e deklaratave për shtyp, por jo kontribuesit realë të PD”.
Lufta brënda llojit e nisur 3 muaj para zgjedhjeve, pritet ti shkaktojë humbje të konsiderueshme votash asaj partie. Dash Sula, Belind Këlliçi, Mond Spaho, Gaz Bardhi, Klevis Balliu, etj.. mbeten më favoritët e asaj liste, dhe një lënia jashtë saj, natyrisht do të sillte përshtjellime negative para dhe gjatë muajit të fushatës.
Natyrisht fatura e humbjes sërish do ti mbetet Berishës, edhe pse e di fare mirë që, qejfmbetja e tyre vjen nga pabesia e tij. Një parti e mbetur në opozitë prej 12 vitesh, duhej të ishte në perfeksion këtë fushatë, por po ndodh e kundërta. Copëzimi i PD ka gjasa të vazhdojë edhe pas 11 Majit.