Sot 106-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot më 24 janar shënohen 106 vite nga ndarja nga jeta e babait të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit.

Ai vdiq më 24 janar të vitit 1919 në Peruxhia të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka një variant përfundimtar të vdekjes së tij, mirëpo gjithmonë janë hedhur dyshime se ai është helmuar.

I biri i Mahmut Nedim beut lindi në Vlorë, në vitin 1844, shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më pas vazhdoi të mesmen në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht.

Kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll. Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës.

Në vitin 1900,  për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën ku dhe u arratis për në Greqi dhe më pas në Europë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

Ismail Qemali udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe u quajt nga të gjitha “baba i kombit shqiptar”./    S,M

Të fundit

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV