VIDEO/ Beogradi nën “pushtetin” e studentëve, automjeti futet mes protestuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme.

Në këtë aksion, qytetarët janë ftuar nga studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.

Mediat kanë raportuar se një vajzë është lënduar kur një makinë ka goditur një grup studentësh dhe qytetarësh në Novi Beograd. Ajo është dërguar në një qendër të emergjencës për trajtim mjekësor.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se është arrestuar shoferja e cila me makinë ka goditur vajzën gjatë protestës.

Më pas, me urdhër të prokurorit, M.S, 25 vjeçe, është dërguar në paraburgim për 48 orë për shkak të dyshimeve se ajo ka kryer veprën “vrasje e rëndë në tentativë”.

Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e quajnë studentët ndryshe, nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si: shkuarja në dyqane apo restorante, kinema, teatër e të tjera.

Autoritetet në Serbi pretendojnë se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes studentëve ka “mercenarë të huaj”./e.t

Të fundit

Të mërzitur pse po u realizohet para kohe programi

Nga Mero Baze Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se i ka vjedhur idenë për shkollat 9-vjeçare me drekë, ku...

Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës. Megjithatë, dasma...

Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL,...

Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik

Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe arratisje nga burgu. Khalife, i cili...

SHBA do të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së? Blloku europian nën ‘ethet’ e kohës

Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund të jetë në radhë. Duke folur...

Lajme të tjera

Web TV