Kadare mes ikjes dhe ardhjes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Agron Gjekmarkaj

Duket sikur Shqiperia është çliruar nga Patriarku i eperm kulturor i saj Ismail Kadare dhe ditëlindjet e tij shnderrohen në datë rutinore!

Ikjen dhe ardhjen i ndajnë pak muaj !

E para pa kthim e dyta është ngrirë! Mjafton të gervishtesh pak kujtesen për të kuptuar sa banale ja bëmë percjelljen në të pertejmen botë!

Një kontrast i madh me dhimbjen që ndiente kombi, me respektin që shfaqte Franca, me lajmin që percillte Europa dhe Bota!
Kryeministri vuri veten në qënder të ceremonise funebre dhe nga podiumi mortal zihej me të gjithë ata që i kerkonin dy metra dhe të dënja per gjeniun e letrave!
Merzia e tij për këtë “maraz”duhej të merrej në konsideratë më shumë se pershpirtja apo reflektimi per jeten pas vdekjes së Kadaresë!

Askush nuk pat mundesi ta nderonte me një fjale dinjitoze rasti, as Kryeministri i Kosoves as Akademia e Shqiperise as ajo e Frances e Kosoves , as shtepia botuese e as botuesit e “Fajar” e të “Onufrit” asnje nga perkthyesit e tij të gjuheve të medha, as një shkrimtar i shquar shqiptar apo i huaj!
U panë në atë perzierje dhimbje e dukjeje shumë ministresha që kerkonin vemendje, rrol e sqimë në skenen e perkoheshme të vanitetit të tyre meskin!

Ngjanin shume syresh si personazhe që nglumueshem kerkonin të merrnin pakësa nga madheshtia e mjeshtrit !
Ndoshta nga kjo ditëlindje duhet te nisemi për të ndrequr diçka në ndergjegjen tonë jo për Kadarene të cilin Qeveria e çoi dhe po e lë në Tufinë pertej zotimit solemn për ti realizuar atij të merituarin vënd per prehjen e madhe!
Historia jonë shpesh tragjike na bëri të harrojmë per shumë shekuj edhe themeluesin politik të identitetit shqiptar Gjergj Kastriotin -Skenderbeun! E ruajti Europa kujtimin e tij dhe na e ktheu kur na duhej për të bërë shtetin e gjetur shtizen ku te varej Flamuri i Pavarësisë kombetare!

Lexo edhe :  Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Fatalitetet e kohes dhe komlekset marroke të një vëndi të vogel mund ti rezervojnë një vënd të ngjashem edhe Kadaresë perkufizuesit të identitetit kulturor të shqiptarve në modernitet!
Kadare është një shkrimtar europian dhe rri si i tillë në të ardhmen por të gjithëve ne na duhet per vete dhe femijet tanë edhe si shkrimtar shqiptar si katalizator i kultures se deritanishme dhe themel i ngrehines të së ardhmes!

Ditëlindjet e tij janë shelbese per shpirtin dhe mendjen tonë! E kotë ti themi ministrit rrondokop të kultures që do duhej filluar kjo ditë me themelimin e Institutit Kadare si politike kulturore si nevojë jonë e jona per lavdinë e tij dhe me fjalen publike per dy metrat që ja mohuam se kur e ku do ja japim!/kb

Të fundit

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

Lajme të tjera

Web TV