CEFTA në Konferencën e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beçiq, Mal i Zi, 28 Janar 2025 – Sekretariati i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal, e mbajtur më 27-28 janar 2025 në Beçiq të Malit të Zi. Konferenca me temën “Fuqizo. Integro. Rritu.” mblodhi së bashku vendimmarrës të lartë, zyrtarë të BE-së, drejtues biznesesh dhe ekspertë rajonalë për të diskutuar përparimin dhe sfidat e bashkëpunimit ekonomik rajonal, me fokus në rrugën e rajonit drejt integrimit në Tregun Unik të BE-së.

 

Drejtoresha e Përkohshme e Sekretariatit të CEFTA-s, Danijela Gačević, mori pjesë në panelin “Duke Ecur Përpara – Mbështetja e Integrimit Rajonal dhe Integrimit me BE-në”. Gjatë fjalës së saj, znj. Gačević theksoi rolin kyç të CEFTA-s në nxitjen e bashkëpunimit tregtar, eliminimin e pengesave tregtare dhe reformat që përafron rajonin me standardet dhe prioritetet e BE-së.

 

“CEFTA ka dëshmuar se është një partner kyç në integrimin e rajonit në Tregun Unik të BE-së,” theksoi znj. Gačević. “Përpjekjet tona tashmë kanë sjellë përfitime konkrete për bizneset dhe qytetarët në Ballkanin Perëndimor, dhe diskutimet e sotme nxorën në pah arritjet tona dhe hapat e ardhshëm. Synimi ynë është të ndërtojmë një rajon të ndërlidhur dhe të harmonizuar me standardet e BE-së, i gatshëm për të përfituar nga mundësitë e Tregut Unik.”

 

Konferenca trajtoi temat kryesore të bashkëpunimit ekonomik rajonal përmes sesioneve interaktive, si:

 

– Zbatimi i Planit të Ri të Rritjes – Diskutimi mbi prioritetet dhe strategjitë për përafrimin e Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së.

– Avancimi i Integrimit Tregtar – Paraqitja e reformave të politikave dhe shembujve të suksesit në lehtësimin e tregtisë.

– Promovimi i Bashkëpunimit Rajonal – Theksimi i arritjeve në ndërtimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal konkurrues dhe të qëndrueshëm.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja në rënie, ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

 

Gjatë ngjarjes, u vunë në pah marrëveshjet e fundit të miratuara nga CEFTA si hapa të rëndësishëm në avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Këto përfshijnë marrëveshje mbi tregtinë elektronike, shpërndarjen e pakove, heqjen e bllokimeve gjeografike, njohjen e programeve AEO, menaxhimin e rreziqeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke demonstruar përkushtimin e CEFTA-s për të krijuar mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët në rajon.

 

“Puna jonë nuk ka përfunduar,” përfundoi znj. Gačević. “Integrimi i plotë në BE kërkon përkushtim dhe inovacion të vazhdueshëm. CEFTA mbetet e përkushtuar për të krijuar një mjedis ekonomik ku bizneset lulëzojnë, qytetarët përfitojnë nga mundësi më të mëdha dhe rajoni forcon partneritetin e tij me BE-në.”

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV