Trump nuk heq dorë: Tarifat për Kanadanë dhe Meksikës do të fillojnë nga 1 marsi, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë dhe Meksikës që do të fillojnë më 1 mars.

Sipas mediave të huaja, do ketë një proces që vendet që do tarifohen të kërkojnë përjashtime specifike për importe të caktuara, thotë Reuters.

Situata e tarifave mbeti pezull të premten dhe asnjë vendim nuk është përfundimtar derisa Trump të bëjë një njoftim publik.

Burimet thanë për Reuters se nuk kishin detaje mbi një tarifë përfundimtare, por vunë në dukje se Trump ka thënë vazhdimisht se ai planifikon të vendosë një tarifë prej 25% për importet nga të dyja vendet.

Një zyrtar i administratës tha se Trump po rishikonte planet tarifore, të cilat mund të lejojnë disa përjashtime. Megjithatë, përjashtimet do të ishin të pakta.

Teksa shpallja e tarifave mund të turbullojë tregjet financiare dhe të tensionojë marrëdhëniet e SHBA me dy partnerët e saj kryesorë tregtarë, vendosja e një afati 28-ditor përpara zbatimit dhe procesi për përjashtime specifike tregon një qasje më të kujdesshme nga administrata Trump.

Kjo do të blejë gjithashtu kohë për negociata mbi veprimet e Kanadasë dhe Meksikës për të përmbushur detyrat e caktuara nga Trump. Tarifat nga Presidenti vijnë për t’i bërë presion dy fqinjëve të SHBA-së që të ndalojnë fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe fentanilit (droga që vjen kryesisht nga Meksika) përtej kufirit amerikan./k.k

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV