Fushata në Kosovë/ Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, evidentohen 623 raste on line

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore në Kosovës është ashpërsuar në javën e fundit.

Demokracia në Veprim ka evidentuar 48 raste të reja në javën e tretë të fushatës e 623 raste të gjuhës së urrejtjes të përdorur në hapësirën online.

“Gjatë tri javëve të fushatës në total janë evidentuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht në videot e shpërndara nga partitë politike”, shprehet Violetra Haxholli.

Nga këto raste të gjuhës së urrejtjes, 37 për qind e rasteve i targetojnë gratë që janë anëtare të subjekteve politike.

Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, DnV ka evidentuar në shtatë raste pjesëmarrjen e fëmijëve në mënyrë të organizuar në tubimet e partive politike.

Kur ka mbetur edhe një javë deri në ditën e zgjedhjeve, partitë politike kanë shtuar edhe numrin e tubimeve.

Nisur nga incidenti në Skenderaj më 27 janar ku disa qytetarë ndezën mjete piroteknike dhe u ndërpre energjia elektrike në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, nga DnV bëjnë thirrje për frenim të partive politike në sulmet verbale karshi njëra tjetrës.

“Partitë politike duhet të iu bëjnë thirrje kandidatëve edhe përkrahësve të tyre që të bëjnë fushatë në mënyrë të pjekur në mënyrë të qytetëruar e të marrin pjesë në tubime publike pa provokuar”, thotë Haxholli.

Për fushatën e partive politike serbe nga DnV njoftuan se ka pluralitet, mirëpo mungon shpalosja e programit të partive në garë.

“Asnjë parti serbe nuk është konkrete në prezantimin e plani për zhvillimin dhe për qeverisjen e re. Pra ka sulme ndaj njëri tjetrit por jo prezantim të programit në sektorë të ndryshëm. Ka kritika ndaj qeverisë Kurti 2 dhe nuk flitet për integrimin e serbëve“, shprehet Dushan Radakoviç.

Lexo edhe :  “Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur më 11 janar dhe do të zgjasë deri në hapjen e qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt./k.k

Të fundit

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Lajme të tjera

Web TV