Horoskopi për muajin Shkurt! Cilat janë shenjat më të favorizuara të zodiakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkurti vjen me energji që favorizon disa shenja të horoskopit, që do u mundësojë atyre të përjetojnë fat dhe sukses.

Sipas parashikimeve astrologjike të Your Tango, shenjat që do të favorizohen veçanërisht nga ndikimet astrologjike janë Bricjapi, Demi dhe Ujori.

Ndërsa shenjat më me pak fat do të jenë: Gaforrja, Peshqit dhe Peshorja.

Bricjapi, edhe pse ka lënë pas epokën e tij, vazhdon të marrë energji pozitive që do ta çojnë drejt mundësive të reja për dashuri dhe sukses.

Sidomos Bricjapët me elementë specifikë si Dielli apo Hëna në Bricjap, janë gati për zhvillime të rëndësishme.

Demi do të gjejë mundësi që i humbi në të kaluarën, ndërsa Ujorët, duke festuar sezonin   tyre, do ta shohin jetën e tyre të transformuar me ide të reja dhe mundësi rritjeje në nivel personal dhe profesional.

Ky muaj sjell fillime të reja, shanse të dyta dhe përparime intensive emocionale, duke e bërë atë ideal për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim dhe përparim.

Bricjapi
Edhe pse sezoni i tyre zodiak përfundoi më 19 janar, Bricjapët mund të presin bekime dhe fat të vazhdueshëm. Është koha për të dalë nga zona e rehatisë, për t’u fokusuar në mundësitë që hapen para tyre. Është e rëndësishme që ata të jenë të sinqertë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët në marrëdhëniet e tyre.

Demi
Demi ka mundësi të rikuperojë mundësitë e humbura gjatë periudhës së Ujorit. Fati do të vijë, përderisa ata janë të kujdesshëm me fjalët dhe veprimet e tyre. Ky sezon ka të bëjë me shanset e dyta dhe blerjet e mëdha.

Ujori
Ky muaj është plot fat për ju, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve ndërpersonale. Është koha perfektë për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për të filluar hobi të reja, të cilat mund të kthehen në aktivitete fitimprurëse. Çelësi është të zbatoni idetë për të cilat keni menduar për një kohë të gjatë.

Lexo edhe :  Historia pas logos së Mercedes Benz

Tre shenjat më me pak fat të horoskopit për muajin Shkurt, sipas astrologëve. 

Gaforrja

Gaforret mund të luftojnë me dëshirën e tyre për të kaluar kohë vetëm dhe për të shpëtuar nga problemet që po i shqetësojnë. Megjithatë, energjia e Hënës këtë muaj do t’i detyrojë të përballen me këto çështje, edhe nëse ata nuk duan. Ky muaj do jetë i vështirë për këtë shenjë emocionale dhe të ndjeshme. Gaforrja do të thirret të merret me çështje të vështira që kanë të bëjnë me të dashurit e tyre. Në fund të muajit do të ndihen shumë i ngarkuar dhe në ankth.

Peshqit

Peshqit duhet të mbajnë një profil të ulët, të fokusohen në qëllimet e tyre dhe të punojnë në heshtje. Durimi dhe këmbëngulja t’i ndihmojnë ata të kapërcejnë vështirësitë.

Peshorja

Ekziston mundësia që këta persona të shpenzojnë më shumë sesa mund të përballojnë. Ata do të kenë vështirësi për të gjetur ekuilibrin e dëshiruar midis jetës personale dhe punës dhe mund të mos arrijnë t’i përmbushin këto detyra. Në nivel profesional, Peshoret mund të duken si indiferentë ose të papërgjegjshëm, gjë që mund të ndikojë në zhvillimin e tyre profesional./k.k

Të fundit

Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit sot homazhe në Prekaz

Në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në...

VIDEO/ KFOR-i amerikan patrullon përgjatë kufirit në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes, kanë kryer një patrullim rutinë në veri të Kosovës përgjatë kufirit. “Këto përpjekje janë pjesë...

Të gjitha sinjalet se një luftë mund të jetë e afërt!

BBC Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen sot në Bruksel në një samit të posaçëm për mbrojtjen, pasi presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi se...

Görlach Global: Tajvani, Trumpi dhe “loja e madhe e pokerit”

Tajvani është në ankth për mbështetjen e SHBA: A do ta mbrojë Trumpi ishullin apo do ta sakrifikojë në një ‘marrëveshje’ me Kinën? Varet...

Macron: Do bisedoj me aleatët për mbrojtjen e Evropës me parandalimin bërthamor francez

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të diskutojë me aleatët evropianë mundësinë e përdorimit të parandalimit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin...

Lajme të tjera

Web TV