“Telenovela” me emigrantët/ MB e Italisë: Do vazhdojmë t’i dërgojmë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Lidhur me projektin e Shqipërisë, qeveria do ta vazhdojë atë. Do të çohet përpara”. Kështu bëjnë të ditur burime nga Ministria e Brendshme e Italisë, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës për dërgimin në Itali të 43 emigrantëve që mbaheshin prej të premtes së kaluar në qendrën e Shëngjinit dhe Gjadrit.

“Gjykatat e Apelit shtyjnë vendimin për të fituar kohë”, thekson Ministria e Brendshme italiane duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Romës që pezulloi ndalimin e emigrantëve.

Sot, anija SAR e Rojes Bregdetare italiane mori mbrapsht emigrantët dhe ata u lanë të lirë në tokën italiane.

Seksioni për familjen, të miturit dhe Mbrojtja Ndërkombëtare në Gjykatën e Apelit të Romës Seksioni për Personat, Familjen, të Miturit dhe Mbrojtjen Ndërkombëtare i Gjykatës së Apelit të Romës ka pezulluar “gjykimin për vlefshmërinë e ndalimit” lidhur me mbajtjen e 43 migrantëve që qëndronin të ndaluar që nga e premtja në qendrën shqiptare.

Seancat për konfirmimin e ndalimeve u zhvilluan pasditen e djeshme, ndërsa Gjykata vendosi për t’ia referuar çështjen Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Gjithçka i është lënë vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta.

Grupi i migrantëve që u sollën në qendrën e Gjadrit në Shqipëri vinte nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Në motivimin e saj “për shtyrjen e gjykimit”, gjykata ka deklaruar në vendim se “ka marrë shënim kontradiktat interpretuese që janë shfaqur në sistemin juridik italian, të cilat lidhen me rregullimin e përcaktuar në Direktivën nr. 2013/32/BE, si dhe me raportin midis të drejtës së Bashkimit Evropian dhe asaj kombëtare, veçanërisht për hierarkinë e burimeve ligjore, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë çështje gjyqësore”. “Për këtë arsye, për të siguruar zbatimin uniform të së drejtës së Bashkimit Evropian, është e nevojshme që çështja t’i referohet Gjykatës Europiane të Drejtësisë, sipas nenit 267 të Traktatit për Funksionimin e BE-së (TFBE)”.

Lexo edhe :  I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Gjykata ka vendosur kështu të pezullojë “gjykimin e konfirmimit, duke lënë të pandryshuara efektet mbi vlefshmërinë e ndalimit, të cilat rrjedhin automatikisht nga përfundimi i afatit të parashikuar me ligj”./e.t

Të fundit

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

27 gusht 1982 Mëngjesin e 27 gushtit 1982, koloneli turk Atilla Altıkat, atasheu ushtarak i Ambasadës së Turqisë në Kanada, u qëllua për vdekje ndërsa...

Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV