Trump pezullon për 1 muaj tarifat doganore ndaj Meksikës pas bisedës telefonike me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të hënë (3 shkurt 2025) shtyrjen me një muaj të tarifave doganore 25% ndaj mallrave të Meksikës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Truth Social”, presidenti republikan shprehet se ai ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Republikani 78-vjeçar shkruan se presidentja Sheinbaum, ka pranuar dërgimin e 10 mijë ushtarëve meksikanë në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-ve, me qëllim ndalimin e trafikimit të fentanilit dhe emigracionit të paligjshëm.

“Sapo kam folur me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës. Ishte një bisedë shumë miqësore gjatë së cilës ajo ra dakord të dërgojë menjëherë 10,000 ushtarë meksikanë në kufirin që ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara. Këta ushtarë do të jenë të caktuar posaçërisht për të ndaluar fluksin e fentanilit dhe migrantëve të paligjshëm në vendin tonë. Ne gjithashtu ramë dakord të pezullojmë menjëherë tarifat e parashikuara për një periudhë njëmujore, gjatë së cilës do të zhvillojmë negociata të udhëhequra nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick, së bashku me përfaqësues të nivelit të lartë nga Meksika. Mezi pres të marr pjesë në këto negociata me Presidenten Sheinbaum, ndërsa përpiqemi të arrijmë një “marrëveshje” midis dy vendeve tona”,- shkruan Trump./kb

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV