Santorini nën pushtetin e tërmeteve, shtohen fluturimet dhe mbyllen shkollat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktiviteti sizmik, që nisi të shtunën, vazhdon ende në zonën detare midis ishullit të njohur grek, Santorini dhe Amorgos.

Një tërmet i lehtë me magnitudë 4,6 të shkallës Rihter u regjistrua dje në orën 19:44 nga rrjeti sizmologjik i Observatorit Kombëtar të Athinës, në një distancë prej 233 kilometra në juglindje të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ishte në det, pranë Amorgos.

Më herët, të paktën gjashtë lëkundje, magnituda e të cilave kaloi nivelin 4,0 të shkallës Rihter u regjistruan midis orës 09:36 dhe 11:29 të së hënës, me më të madhin në orën 11:29 me magnitudë 4,9 të shkallës Rihter dhe një epiqendër 25 kilometra në jugperëndim të Amorgos.

Kjo u pasua nga një tjetër tërmet me magnitudë 4,9 të shkallës Rihter në orën 14:17 të së hënës pasdite, me epiqendër 18 kilometra në jug jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe 231 kilometra në juglindje të Athinës./k.k

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV