Nga Spartak Ngjela
Çdo popull duhet domosdoshmërisht të ketë liderët dhe drejtuesit e vet etnikë.
Që të kuptosh të tashmen historike të një shteti duhet ta njohësh mirë historinë e popullit që e ka ndërtuar atë shtet:
Cili është ky popull, sa e vjetër është etnia e tij, dhe, cila është rruga historike në faktin tonë historik: kalimi nga Iliria në Arbëri, e nga Arbëria në Shqipëri e Kosovë, e cila sot mund të quhet Arbëria e Re.
I.
Historia e një shteti dhe historia e një populli etnik duhet të njihet shumë mirë nga individët që kanë marrë përsipër ta drejtojnë atë popull apo atë shoqëri qe flet një gjuhë dhe është një etni.
Dhe kjo është një nevojë parësore për ta njohur në thellësi shoqërinë që po drejton, sepse në të kundërt, lideri i saj është një i huaj.
Çdo popull duhet domosdoshmërisht të ketë liderët dhe drejtuesit e vet etnikë.
Por duhet të kujtohemi se: nëse ka një histori të madhe të një populli, ajo është historia e Shqipërisë Etnike, e cila sot është në Ballkanin Perëndimor me një popullsi prej 6 milionë shqiptarësh, dhe e ndarë në tre shtete.
Por duhet ta dimë gjithashtu që historia e Shqipërisë është një histori e madhe se vjen dhe ecën në kohë me prezencën e saj të ndritur: nga Perandoria Romake, në Perandorinë Bizantine (dhe gjithmonë me prijësa që kanë drejtuar këto perandori).
Kjo sigurisht që është e njohur tani si provë e saktë historike dhe është e njohur edhe nga të gjithë shqiptarët, por gjithsecili duhet ta kujtojë gjithmonë.
Pse e themi këtë?
II.
Shqiptarët duhet të kujtohen gjithnjë se shqiptaria e shpërndarë nëpër botë sot është plot 20 milionë, kurse me një koncept historik të kalkuluar, shqiptaria sot do të ishte një komb me 50 milionë shqiptarë: të gjithë bashkë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi, në Greqi dhe në Egjipt e Siri – nëse pushtimet e njëpasnjëshme të sllavëve në njëmijë vjet, nuk do t’i kishin rrudhur e rrudhur shqiptarët në shekuj, por, për të ardhur më në fund në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Po ku ka Greqi!
Pas Athinës së lashtë, Athina menjëherë ka qenë vendi i arvanitasve.
Historia ende nuk e ka provuar se si janë gjendur arbërorët në Athinë e rrotull saj.
Edhe në Athinë arvanitët kanë qenë zotërit e vendit, dhe kjo ka sjellë konflikt në idetë e qarta historike.
Por kjo histori tani po kthjellohet, sidomos pasi u pa shkencërisht në gjuhësinë moderne se, në Iliadën e Homerit janë gjetur rreth 1000 fjalë, të cilat gjenden ende sot të plota siç kanë qenë, dhe vetëm në gjuhën shqipe, dhe shumë të tjera që mund të shpjegohen vetëm me anë të gjuhës shqipe.
Dhe pikërisht kjo, sot po sjell gjykim të ri për historinë tonë në ecurinë shqiptare: Iliri, Maqedoni, Arbëri, Shqipëri.
Dhe kjo rrjedhë gjuhësore e shqipes tani është e provuar, edhe pse sllavët i kanë djegur të gjitha arkivat e shqiptarisë.
Prandaj, koha jonë, në funksion të dokumentacionit të rizbuluar në arkivat e ruajtura nëpër arkivat gjigante të perandorive, po e vërteton se gjuha shqipe dhe shqiptarët, janë gjuha dhe etnia e parë dhe kryesore e qytetërimit evropian.
Sidomos sot, gjuha shqipe, po mahnit shkencëtarët e mëdhenj, dhe po kalon në çrregullim mendor serbët dhe deri diku, edhe rusët.
Frika ndaj shqiptarisë i ka shqetësuar të gjithë pushtuesit e Gadishullit Ilirik.
III.
Sot, historiografia shqiptare dhe ajo evropiane po e tregon dhe po e analizon qartë pse shqiptaria u sulmua me tërbim nga romakët, nga sllavët, dhe më pas edhe nga turqit.
Pikërisht për këtë arsye shkencore, shkenca e thellë e historisë antropologjike dhe biologjike, e njeh sot si të provuar shkencërisht që, shqiptaria është simbol i një geni të lartë, gen ky që ka populluar të gjithë Ballkanin, dhe vetë gjuha shqipe ka qenë gjuha e parë e qytetërimit evropian.
Por ka qenë pikërisht ky fakt që të gjithë shtetet e Ballkanit dhe Rusia gjithashtu, kanë dashur të na shpopullojnë si etni shqiptare.
Në analet sekrete të Serbisë është thënë me tone të qarta se: “ne sllavët jemi të humbur për aq kohë sa në Gadishullin e Ballkanit do të jenë Shqiptarët.
Por gjithashtu gjithkush duhet ta dijë se dyndjet sllave në shekullin e VII – të hordhive të tyre primitive pa arsim, të veshura si egërsira e vetëm me lëkurë dhensh e kafshësh të egra, por që ishin edhe vetë të egër si vetë kafshët: erdhën dhe kafshërisht pushtuan me hordhi Ballkanin.
Duhet të kuptohemi se hordhitë nuk janë ushtri, por janë turma njerëzish të egër që forcën e kanë te numri i madh i ushtarëve që dynden karshi një populli tjetër.
Kështu kanë qenë dyndjet e sllavëve në Shekullin e VII dhe Shekullin e VIII, në Ballkan. Prandaj ata dhe u tmerruan nga inati kur panë qytetet si Durrësi, Shkodra, Lezha, Butrinti etj.
Por pikërisht këtu filloi edhe tortura e zilisë së tyre, që ishin radhitur në një ushtri mbi 200 000 persona të egërsuar, dhe nuk lanë gjë pa shkatërruar e vjedhur njëherësh. Dhe vinin si turma e iknin sërish nëpër stepat e tyre me mallrat e grabitura, derisa u vendosën fillimisht si bullgarë dhe avarë në territoret e Bullgarisë së sotme, dhe po njëlloj e kështu, pushtuan Ohrin dhe të gjithë liqenin e Ohrit, dhe vijuan derisa më në fund formuan shtetin e tyre të parë agresiv në Gadishullin e Ballkanit: Bullgarinë.
Por Shqiptarët u treguan edhe të mençur edhe të fortë si luftëtarë, sepse ata u tërhoqën të gjithë nëpër malet e lartë, në alpe dhe kudo në malësitë e Dardanisë, dhe pastaj u sulën sërish dhe i morën territoret e tyre sipas hapësirës që kishim pasur.
III.
Dhe kështu historia vijoi deri në epopenë heroike të Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili intrigoi Evropën se Pirua i Epirit ishte kthyer dhe po bashkonte sërish Epirin dhe Ilirinë.
Dhe, që nga kjo kohë, domethënë pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, shqiptaria duhet të quhet e formuar, sepse të gjithë liderët ushtarakë dhe princat tani kishin simbolikën kastriotiane që u jepte motivin e brendshëm të ruajtjes dhe krenarisë arbërore.
Por ishte pikërisht kjo krenari arbërore që u bëri ballë sllavëve dhe turqve, derisa erdhi Lidhja e Prizrenit në vitin 1878; që erdhi pas saj se u formua sërish forca e shqiptarisë dhe gjuhës shqipe, dhe shtimi i popullsisë së Arbërisë, që edhe ose u sulmua, erdhi në Shekullin e XX me forcën e vet, dhe ndërkohë ka krijuar dy shtete të fuqishme e krejtësisht arbërore, me gjuhën shqipe që po krijon vlerën e re të shqiptarisë kudo me anë të universiteteve shqiptare, emigracionit shqiptar në Evropën Perëndimore; me aleancat e mëdha në NATO dhe drejt Bashkimit Evropian; me ushtritë shqiptare të dy shteteve shqiptare, Shqipëri e Kosovë, por edhe me një shtet të tretë që pret të shpallet dhe që është pjesa shqiptare e Maqedonisë së Veriut që sot dijes shqiptare po u kujton dy iliro-shqiptarët e mëdhenj: Piron dhe Aleksandrin e Madh të Maqedonisë./ S,M