Udhëtimi i pari jashti shtetit pas shumë kohësh duket se ka rimbushur me energji Sali Berishën.
“Udhëtimi im, drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. Presim me padurim, fitoren e PD. Kam qenë kryetar I PD 32 vjet më parë, kur jam nisur drejt kryeqytetit gjerman atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet. Këtë herë PD fiton zgjedhjet”
Por shpejt Berisha kthehet me këmbë në tokë. Ndryshe nga Gjermania, në Amerikë nuk ka dhe aq nxitim për të. Siç thotë dhe vetë ai, nuk ka nisur ende lobimin për heqjen e non-gratës, pasi Trump nuk e ka prioritet, dhe pret formimin e plotë të administratës së tij për të nisur procedurat.
“Jo unë nuk e kam filluar lobimimin sepse, janë gjithësej 14 ditë që ka nisur administrata e re, dhe unë nuk besoj se në ditët me të para të saj të jetë përparësi ky problem”
Ndërkohë deputetë të tij, si Gazmend Bardhi vazhdojnë të takojnë zyrtarë të emeruar nga Biden. Por Berisha kurseu edhe Kasanof edhe Bardhin. Për të fajtori i vetëm i shpalljes non grata është ish-Sekretari, Blinken./ S,M