Kriza në RTSH/ Dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë nga dhjetë kandidatë për drejtor të RTSH–së, Këshilli Drejtues i televizionit publik ka hyrë në krizë.

Nënkryetari i Këshillit Drejtues Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kanë dhënë dorëheqjen.

Vendimi i tyre vjen pak ditë pasi u pyetën në Komisionin e Medias lidhur me vendimmarrjen në Këshill për garën për drejtues të RTSH-së.

Në atë mbledhje kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo foli për paligjshmëri të Këshillit në procesin ku u skualifikuan nga gara emra të njohur si Eni Vasili dhe e vijuan konkurrimin zv.drejtoresha në detyrë Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.

“Paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri të RTSH është koshiente. Të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues e dinë, ua kam thënë se zgjedhja e Aurora Polos nuk plotëson kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm RTSH. Aurora Polo as nuk duhej të zgjidhej zv/drejtoreshë e përgjithshme. Nuk ka as diplomën e profilit të caktuar. Aurora Polo ka mbarur për inxhinieri, nuk ka punuar në media dhe ka konflikt interesi”, tha Bungo.

Këshilli Drejtues e ka shtyrë garën për drejtuesin e RTSH-së dhe pas dakordësisë PD-PS në Komisionin e Medias, ku dy forcat politike ishin bashkë kundër strukturës së televizionit publik, do të pritet se cili do të jetë hapi i radhës ku tani kanë ngelur vetëm 9 anëtarë./k.k

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV