Shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, jepet vendimi për Xhemal Lokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë me 10 vite burg Xhemal Lokën, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshortes së tij, Bedrie Loka.

Gjatë procesit, Xhemal Loka kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por kjo gjë iu refuzua nga togat e zeza.

Hetimet zbuluan se Loka ka ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëshortes së tij, duke e çuar drejt aktit ekstrem.

Vuajtja e dënimit të filloj nga data e arrestimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Njoftimi i Gjykatës

Në përfundim të gjykimit, Gjykata me Vendimin Nr. 7499, datë 19.12.2024, ka Vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.L për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh. L.për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i katërt i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimi i dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
4. Vuajtia e dënimit të filloj nga data e arrestimit të tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
5. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara t’i kthehen personit që i takojnë, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
6. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara me procesverbal-Një armë zjarri automatike PPS me nr.89-0579; të kaloj në favor të shtetit pasi vendimi të marrë formë të prerë.
7. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara me procesverbal vlerat monetare 2800 (dymijë e tetëqind) Euro dhe 27’000 (njëzet e shtatë mijë) lekë, t’i kthehen personit që i takojnë, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
8. Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake si dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Durrës, sot më datë 19.12.2024.

Lexo edhe :  Një tjetër 'non grata' hedh miliona euro për lobim në SHBA

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale në kuadër të bashkëpunimit me Median, si dhe mbetemi të gatshëm për çdo sqarim apo eventualitet të mundshëm./e.t

Të fundit

“Ligji nuk është mbi Zotin”, famullitari i Shkodrës: Banorët u mashtruan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje...

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Lajme të tjera

Web TV