PD, është kthyer në “SPAK”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Një parti e kthyer totalisht në strukturë hetimore, ka humbur plotësisht ndikimin e misionit të saj në elektorat. Kjo ka ndodhur me Partinë Demokratike, e cila duke nisur nga kryetari saj zoti Berisha, dhe duke përfunduar tek frëngjitë mediatike të saj, ka marrë përsipër vetëm hetimin e gjykimin e “skandaleve dhe personave të korruptuar”.

Dhe kjo ndodh në një kohë kur e vetmja strukturë e profilizuar e hetimeve ndaj veprave të rënda penale SPAK, ka nën hetim jo vetëm zotin Berisha, por edhe shumicën e stafit të tij partiak.

Në çdo dalje të zotit Berisha, në çdo dalje të belindëve të asaj partie, dhe në çdo edicion dhe emision të frëngjive të saj mediatike, do të dëgjosh “akuzat dhe denoncimet ndaj korrupsionit”.

Atje nuk mungojnë së fundi edhe akuzat publike ndaj ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë Madhe, dhe të tjerëve. Ajo parti tanimë, është kthyer në hetuesi, prokurori, OPGJ, gjykatë, avokati, noteri, por larg të qenit force politike që përmbush misionin e saj para votuesve dhe shqiptarëve.

Prej rimarrjes së kryetarllëkut, zoti Berisha e ka kthyer partinë në hetuesi. I bëhet biografia personale, familjare dhe farefisnore ministrave, kryeministrit, deputetëve të PS, drejtorëve, dhe deri shoferëve të institucioneve.

Kjo që po ndodh me PD-në sot, i ngjet partive komuniste të dikurshme, që merreshin me vogëlsira, për të njollosur, apo ekzekutuar kundershtarët e tyre politikë. PD e ka humbur sensin e të bërit politikë prej disa vitesh.

Ajo parti u kthye në “armë” në duart e kryetarit, që fyen, shan, akuzon, fajëson, dhe dënon çdo kundërshtar politik, duke tentuar dhe synuar pushtetin. Ka zgjedhur metodat më primitive të propogandës, në një kohë kur simotrat e saj në Europë, kanë ecur me qindra vite larg saj.

Lexo edhe :  Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Thonë se “jemi partnere e CDU, dhe Unioneve të Djathta Europiane”, por veprojnë sikur të ishin parti marksiste-leniniste. PD-në e sotme, nuk e ka lidhur, dhe nuk e lidh asgjë me të djathtën shqiptare.

E djathta shqiptare i ka zanafillat e saj në emra dhe figura të shquara, që ishin shkolluar në Europë, dhe nuk kishin qenë asnjë ditë të vetme komunistë dhe marksistë-leninistë. Të djathtën në Shqipëri, nuk mund ta përfaqësojë PD e Berishës, partia që zhdëpi në dru ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë sa mori pushtetin.

PD nuk mund të përfaqësojë të djathtën në Shqipëri, duke ecur mbi teori konspirative, duke mos bërë transparencë, dhe duke u mbyllur gojën dhe derën zërave kundër.

E kthyer në parti-gjykatë, parti-prokurori, parti-avokati, PD-ja e sotme ka humbur të drejtën morale të kërkojë nga shqiptarët votën e tyre, derisa të kullandrisë dhe shoshisë përfundimisht problemet e saj 34 vjeçare.

Shqiptarët e shohin sot PD-në e Berishës, jo si parti politike , por si frëngji, nga ku vetëm sulmohen, hetohen, akuzohen gjykohen dhe ofendohen kundërshtarët politikë./     S,M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV