Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim./E.T

Të fundit

Veliaj takim me homologët gjermanë/ Marrim përvojë për projektet në shkolla!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim homologët e tij gjermanë, kryebashkiakët e Ulm dhe...

Raporti i FIFA-s zbërthen merkaton e futbollit shqiptar/ Milionat e fituara nga klubet

Klubet shqiptare kanë ulur numrin e afrimeve gjatë merkatos së janarit në raport me vitet e kaluara, ndërsa kanë rritur “eksportin” jashtë. Ky është...

Bohemi blu dhe rock-u transformist

(Një vështrim mbi stilin poetik të poetit Kliton Nesturi) Nga Pol Milo Kur banda e legjendare e rock-ut, Deep Purple, nxorri albumin The House of Blue...

8 Shkurt 1904/ Nis Lufta Ruso-Japoneze

Pas refuzimit nga Rusia të planit japonez për të ndarë Mançurinë dhe Korenë në sfera ndikimi, Japonia nis një sulm të papritur detar kundër...

“Roasting Marshmallow”: Një ekzoplanet i kuq i nxehtë që bie shi rubinësh dhe safirësh

WASP-121b, i mbiquajtur "alte i pjekur", është një ekzoplanet që arrin temperaturat prej 2500 gradë Celsius. Këtu bie shi metal i lëngshëm, rubin dhe...

Lajme të tjera

Web TV