Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë.

Protothema.gr bën me dije se tërmeti ka ndodhur në orën 21:05 (me kohën lokale). Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e tij ishte 11.2 kilometra.

Më herët, në orën 20:53 është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter./kb