Bashkimi Europian përshëndet zgjedhjet në Kosovë: Procesi, i qetë dhe i rregullt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian e përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë në një atmosferë të qetë, ndërsa procesi duket ka qenë përgjithësisht i rregullt, me qytetarët që patën mundësinë të shprehin lirisht vullnetin e tyre.

Zëdhënësja e bllokut për politikën e jashtme dhe sigurinë, Anitta Hipper, sqaroi se misioni vëzhguar i BE-së i vendosur në Kosovë, është formuar me vendimin e shefes së diplomacisë, Kaja Kallas.

Pikërisht, vendimin për dërgimin e këtij misioni për të vëzhguar nga afër zgjedhjet në Kosovë, Hipper e përshkroi si dëshmi të faktit që Brukseli i sheh raportet me Kosovën si shumë të rëndësishme, e kjo pavarësisht masave ndëshkuese të vendosura prej një viti.

Përveç vëzhguesve nga BE-ja, zgjedhjet u monitoruan edhe nga vëzhguesit vendorë, që thanë se ato kaluan pa incidente serioze, edhe pse me disa parregullsi. Kështu, vetëm pak orë pas përfundimit të votimit, ku KQZ do të duhej të dilte me rezultatet paraprake pati një dështim të sistemit elektronik të shfaqjes së të dhënave dhe sipas kryetarit të saj, Kreshnik Radoniqi, ata u detyruan që votat t’i  numëronin në mënyrë manuale.

Pas dështimit të softuerit për shfaqjen e rezultateve, Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani, kërkoi që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë. Pjsemarrja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë.

Paraprakisht, për këto zgjedhje votoi edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur për përbërjen e re prej 120 vendesh të Kuvendit të Kosovës, i cili më pas do të zgjedhë ekzekutivin e ri./k.k

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV