Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Këstet e kredisë janë paguar në kohë gjatë vitit të kaluar. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme në fund të vitit 2024 kanë prekur nivelin më të ulët të dekadës së fundit, madje në raport me vitin 2014 janë ulur me 6 herë.

Në fund të dhjetorit kreditë me probleme ishin 4.1%, nga 4.7% që ishin në vitin 2023, apo nga mbi 24% që ishin në 2014-ën.

E përkthyer në vlerë, në bilancet e bankave janë 348 milionë euro kredi me probleme, nga 352 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2023, ose 4 milionë euro më pak.

Banka Qendrore pati deklaruar se pozitive gjatë vitit 2024 ishte fakti që nuk u regjistruan kredi të reja me probleme, në raport me vitet e kaluara.

Madje në vitin e shkuar për shkak edhe të skandalit me mikrokreditë dhe frikës se mund të humbasin pasuritë e patundshme, edhe kredimarrësit problematik qofshin qytetarë apo biznese nisën të paguajnë huatë e marra.

Ndërsa bankat për të shmangur rritjen e kredive me probleme po tregohen më të kujdesshme në kredidhënie, duke shtrënguar kushtet sidomos për qytetarët, në mënyrë që të mos rrezikojnë për një tjetër rritje të kredive me probleme.

Kryesisht me qytetarët vjet bankat kanë pasur qasje më të kujdesshme sidomos për kredinë për blerje shtëpie, për shkak të fuqisë së tyre paguese në kushtet kur çmimet e pronave vetëm rriten. Ndërsa për këtë vit bankat thonë se do të lehtësojnë kushtet si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara në kreditë për biznesin e madh dhe në kreditë për mbulimin e nevojave për likuiditet. Në kreditë për biznesin e vogël e të mesëm, si dhe në kreditë për financimin e investimeve, standardet e kreditimit priten të lehtësohen. Standardet e kreditimit për individët priten të mbeten të lehtësuara edhe në tremujorin e parë të vitit 2025, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato për financimin e konsumi”, thotë Banka e Shqipërisë.

VLERA E KREDIVE ME PROBLEME
Dhjetor 2014              1.3 mld euro
Dhjetor 2023              352 mln euro
Dhjetor 2024              348 mln euro
KREDITË ME PROBLEME
Dhjetor 2023        4.74%
Dhjetor 2024        4.17%
Rënia                   -0.57%
/e.t

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV