SPAK çel fushatën elektorale në një ditë me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Erion Veliaj u shoqërua sot në ambjentet e burgut në Tiranë, me kërkesë të SPAK, pas akuzës për korrupsion pasiv dhe pastrim të produktit të veprës penale. Edhe pse nuk janë të specifikuara në vendimin e shkurtuar të gjykatësit, bëhet fjalë për një histori të ndërtuar si në filma, me veprimtarinë e një fondacioni kulturor, ku janë përfshirë të gjithë donatorët, dhe për faktin që një shtëpi në Qerret, në emër të prindërve të Ajola Xoxës, dyshohet se është e çiftit Veliaj, pasi aty janë gjetur lodrat e djalit të tyre që rri me gjyshen.

Arrestimi, i cili është bërë në fillim të fushatës elektorale, ku Veliaj udhëheq fushatën e Tiranës, shton shumë motivimin politik të arrestimit me burg, megjithëse cështja nuk ka shkuar ende në gjykatë.

Veliaj, i cili u sulmua për vite nga opozita lidhur me inceneratorët dhe atë që e quanin afera e 5D, duket se nuk është gjetur se është implikuar askund, dhe ndaj tij nisi një hetim pasuror i rrethit familjar – një lloj gjuetie shtrigash vetëm për t’u justifikuar akuzat e policisë ndaj tij.

Ndryshe nga politikanët e tjerë të lartë, si Sali Berisha apo Ilir Meta, të cilët janë në hetim për shkak të përgjegjësive të tyre si zyrtarë të lartë, Veliaj po shkon në burg pa shkuar ende në gjykatë, jo për shkak të përgjegjësive të tij si zyrtar, por pa asnjë proces hetimor në rrethin e tij familjar. Akuzat e nisura mbi bazën e një denoncuesi anonim krijuan një klimë edhe më të helmtaisur diversioni brenda socialistëve, saktësisht sipas skenarëve që Berisha lexonte çdo ditë në publik.

Kjo i jep procesit të tij gjithë ngjyrat e një linçimi politik nga zyrtarët e SPAK, të cilët, me sa duket, duan të heqin komplekset e tyre politike nga sulmet e Berishës dhe Metës, duke ofruar shërbime politike për ta.

Arestimi paraprak i një zyrtari kaq të lartë – tri herë i zgjedhur i kryeqytetit në detyrë – për një hetim, jo rreth përgjegjësive të tij zyrtare, është thjesht përfshirje në fushatë elektorale e prokurorisë speciale. Drejtesia ka gjithë kohën dhe të drejtën e saj të hetoj dhe gjykoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës në liri, nëse dyshojnë për një konflikt interesi të punës private të gruas së tij me Bashkinë e Tiranës. Arrestimi në fillim të fushatës elektrale është rreshtim I neveritshëm politik.

Lexo edhe :  Mbi konspiracionin e madh 'ndaj rreziqeve' për SPAK dhe drejtësinë e re

Dhe ky është një lajm i rëndë për fatin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Të kompleksuara nga, duket, edhe ndryshimet politike në SHBA, zërat për ndërprerje të fondeve dhe frika nga një dobësim i pushtetit politik të tyre, prokurorët e SPAK po kthehen në origjinën e tyre “fisnore” të shërbëtorëve politikë, duke iu dhënë fund iluzionit për një drejtësi të re, bazuar mbi prova dhe jo mbi nevoja politike.

Procesi i hetimeve ndaj Erion Veliaj ka qenë një sagë e gjatë e intrigave personale dhe familjare, në disa raste me metoda të ngjashme me kohët e shkuara. Prokurori i çështjes dhe agjentët e BKH në atë proces kanë intimiduar artistë dhe bashkëpunëtorë të fondacionit me shantazhe personale, deri edhe në jetën private, duke gërmuar nëpër telefonat e tyre dhe duke krijuar një klimë paligjshme në prodhimin e fakteve që iu duhej për të ilustruar një akuzë që e kishin shkruar më parë.

Shpresoj që procesi gjyqësor të qartësojë historinë e shantazheve personale dhe familjare dhe të shërbejë për te hedhur poshtë, një standard hetimi politik. Ky standard ka nxjerrë në pah komplekset e tyre ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve, presione, të cilat duket se kanë funksionuar.

Sot, SPAK nuk ka hyrë në zyrat e Bashkisë për të arrestuar Erion Veliaj, por ka hyrë në fushatë elektorale bashkë me Sali Berishën. Edhe ai sot e çeli me një lobist që ka çmimin prej 20 milion dollarë, për të treguar se “nuk ka vjedhur kurrë në jetë.”

Sidoqoftë, kur të dalë nga kjo fushatë, e sigurt është që drejtësia jopolitike, për të cilën u luftua tashmë, ka vdekur. Kështu, si palë politike, kemi pasur drejtësi edhe më parë, madje më profesionale se kjo, por nuk i duhej askujt, përveç atyre që e komandonin./    S,M

Të fundit

Mot i paqendrueshëm, vranësira dhe reshje/ Si do të jenë temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. Meterologia Lajda Porja thotë se të paraditen e së shtunës...

Nga biznesi, te futbolli shqiptar dhe jeta familjare; rrëfimi ndryshe i Armand Dukës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Në një intervistë ndryshe nga të tjerat,...

Çfarë po ndodh me të moshuarit, hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme nëpërmjet reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, ku do të preken edhe të...

Dosjet e Doktorit: Si PD ka përdorur drejtësinë për fushatë nga 2013

Nga Ylli Pata Natyrisht që fillimi është rasti Tahiri. Ministri i Brendshëm i PS-së, që edhe sot konsiderohet më popullori dhe që e riktheu policinë...

Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të...

Lajme të tjera

Web TV