Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që kanë çiftet e sapomartuara për të lindur fëmijë.

Avokatja Greta Gambeli në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan renditi tre faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimet që marrin çiftet e reja për të mos bërë fëmijë, apo për të mos krijuar një familje të madhe.

“E para janë kushtet ekonomike dhe pasiguria që e shoqëron një çift të sapomartuar, sepse shumica prej tyre e nisin nga zero. Nuk kanë një shtëpi, një punë dhe profesion që t’u sigurojë të ardhurat e mjaftueshme. Por, mendoj që çdo çift duhet ta kapërcejë këtë frikën e fillimit, sepse kurrë nuk është momenti i duhur për diçka dhe po pritëm momentin e duhur do të nisin ato problemet shëndetësore, që më pas do të çojnë në kërkesë për ndërhyrje që t’i të bësh fëmijë në mënyra të tjera. Gjë kjo që do e bënte pak më të vështirë situatën. Mendoj që kushtet ekonomike janë faktori kryesor dhe pastaj këtu duhet ndërhyrja e shtetit që t’i sigurojë minimalisht një çifti të ri një shtëpi në momentin që ai martohet, ose minimalisht t’i sigurojë një punë që ai të fillojë të krijojë jetën e tij.

E dyta, do të thoja që sot po shohim një tendencë të prindërve që të rriten profesionalisht, që do të thotë se ata kanë tendencën ndryshe nga brezat e mëparshëm. Sot ne po e kuptojmë që pa një formim profesional të duhur ne nuk do të arrijmë të sigurojmë të ardhura të mjaftueshme për të krijuar një familje dhe për të rritur një fëmijë.

Faktori i tretë është jeta dinamike në kuptimin që ne nuk po rritim më fëmijë siç ishin atëherë, pak më të qetë. Fëmijët sot janë komplet ndryshe, janë dinamikë dhe më e energjikë. Jam e sigurt që ajo se çfarë mendojnë prindërit sot është mirëqenia e fëmijëve. Nuk është ideja që ne thjesht të bëjmë fëmijë, por t’i rrisim ata ashtu siç ne duam që t’i rrisim, me kushtet që kemi patjetër. Fëmijët sot gjithnjë e më shumë po mundohemi që t’i angazhojmë në fushën artistike, me kurse, gjë që nuk ka ndodhur në kohët e mëparshme, që prindërit tanë bënin më shumë fëmijë”, tha avokatja./e.t

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV