Emigrimi i paligjshëm/ Gjermania shtrëngon masat në kufi, zgjat dhe kontrollet kufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania po shtrëngon masat ndaj frenimit të emigrimit të paligjshëm duke zgjatur kontrollet kufitare me gjashtë muaj e cila tani do të qëndrojë në fuqi deri më 15 shtator.

Kur duhen dhe pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve federale të vendit më 23 shkurt, kancelari Olaf Scholz konfirmoi sot se administrata e tij kishte njoftuar Komisionin Evropian për këtë masë të re.

“Me kontrollet kufitare, ne po e zvogëlojmë me sukses migrimin e parregullt. Shifrat e dëshmojnë këtë,” tha Scholz.

Që nga zbatimi i masave vjeshtën e kaluar, autoritetet gjermane kanë kthyer 47,000 njerëz në kufijtë e saj, kanë regjistruar një rënie prej një të tretës së kërkesave për azil dhe kanë arrestuar 1,900 kontrabandistë të dyshuar.

 

 

Gjermania kishte vendosur tashmë kontrolle kufitare me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën përpara se t’i zgjeronte ato në shtator për të mbuluar të gjithë kufijtë e mbetur me Francën, Luksemburgun, Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën.

Zona Shengen e Bashkimit Evropian lejon udhëtimin pa viza në shumicën e shteteve anëtare, me Zvicrën gjithashtu pjesëmarrëse pavarësisht se nuk është anëtare e BE-së.

Megjithatë, BE-ja lejon kontrolle të përkohshme kufitare në rastet e kërcënimeve serioze të sigurisë, me kusht që ato të jenë zgjidhja e fundit dhe të kufizuara në kohëzgjatje./E.Y

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV