“Central Park”, parku më i madh në New York dhe një ndër më të mëdhenjtë në botë, është mbuluar nga bora pasi stuhia kaploi qytetin e New Yorkut.
Stuhia dimërore me reshje të borës ka sjellë pamje mahnitëse në parkun urban më të vizituar në SHBA prej 843 hektarësh, në të cilin vizitorët shijojnë ngjyrën e bardhë që mbizotëron në zonë.
Sipas autoriteteve, stuhia dimërore mbrëmë soli borën më të madhe në jug të New Yorkut, me më shumë se 15 centimetra të raportuara në pjesë të Jersey-t Jugor, ndërkohë në “Central Park” u raportua për rreth 4 centimetra reshje të borës./E.T