Mesfushori Jamal Musiala ka rinovuar kontratën me Bayernin. Pavarësisht ofertave nga klube të tjera, 21-vjeçari do të qëndrojë në Mynih deri në vitin 2030. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bavarez përmes postimeve në rrjetet sociale.
“Jamal Musiala ka zgjatur kontratën e tij me Bajernin deri më 30 qershor 2030. 21-vjeçari gjerman iu bashkua klubit nga sistemi i të rinjve të Chelsea në verën e vitit 2019”, thuhet në njoftim.
Hier, um eine 𝘈̈𝘙𝘈 zu prägen. 🔴
𝘍𝘊 𝘉𝘢𝘺𝘦𝘳𝘯 und 𝘑𝘢𝘮𝘢𝘭 𝘔𝘶𝘴𝘪𝘢𝘭𝘢 verlängern bis 2030. 🤝
🔗 https://t.co/fZ07ruUbsC#Musiala2030 #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/y0dREMzFgL
— FC Bayern München (@FCBayern) February 14, 2025
Vetë Musiala ka reaguar pas këtij rinovimi.
“Jam shumë i lumtur: Bayern është një nga klubet më të rëndësishme në botë, këtu kam hedhur hapat e mi të parë në futbollin profesionist dhe jam i bindur se mund të arrij gjëra të mëdha me këtë klub në vitet e ardhshme”, deklaroi ai./ D.C