Vonimi i pajustifikueshëm i procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale, është vlerësuar si një dështim i drejtpërdrejt i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të zbatuar afatet ligjore. Kështu ka thënë Aolta Bajrami, hulumtuese e rrjetit të organizatave joqeveritare, AVONET.
“Problemet teknike në softuerin zgjedhor që paralizuar procesin dhe rriten pasigurinë e qytetarëve për besueshmërinë e zgjedhjeve. Monitorimi ynë ka zbuluar po ashtu mungesën e trajnimit të komisionereve dhe stafit të numërimit. Në shumicën e qendrave të monitoruara vëzhguesit tanë kanë raportuar se komisionerët nuk kishin njohuritë bazë për procedurat e numërimit. Ishte e paqartë ndarja e përgjegjësive dhe roleve të tyre, në disa raste vëzhguesit tanë të ndërhynë për të qartësuar rregullat e KQZ-së. Kjo situatë është e papranueshme” , shprehet Aolta Bajrami.
Përgjegjësinë kryesore për mungesën e trajnimit të mirëfilltë ajo e ka hedhur te KQZ, duke ngritur alarmin se kjo po rrezikon besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.
“KQZ duhet të zbatojë një plan emergjent për të zgjidhur menjëherë problemet teknike që kanë bllokuar sistemin. Për zgjedhjet e ardhshme duhet të organizojë trajnime të detajuar që kjo situatë të mos përsëritet më. Do të vazhdojmë monitorimin tonë dhe do të kërkojmë llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse, demokracia është kujdes dhe vigjilencë”, shton Bajrami.
Ndërsa ka shtuar se nëse vazhdohet me këtë ritëm të vonesave në Qendra Komunale të Numërimit, të votave për deputetë, ka thënë se procesi mund të zgjasë më shumë se një javë. /e.t