“Ju nuk jeni president, duhet të shkoni”/Çfarë i tha djali i Musk presidentit Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videot e djalit të Elon Musk duke u takuar me gazetarët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë janë bërë virale në rrjetet sociale.

Në njërën prej tyre shihet djali 4-vjeçari i Musk teksa i afrohet Donald Trumpit dhe i thotë diçka. Zëri është shumë i ulët, por duket sikur fëmija i thotë: “Ti nuk je presidenti, duhet të largohesh”.

E gjithë kjo ndodhi teksa Musk mbajti një konferencë shtypi në Zyrën Ovale për të shpjeguar përpjekjet e tij për të zvogëluar numrin e qeverisë federale.

Video ka ngjallur debate në rrjet, pasi në një moment tjetër përdoruesit e rrjeteve sociale po pretendojnë se djali i Musk i tha Trump që të heshtë.

“Dua që të mbyllësh gojën”.

Në konferencën që u mbajt më 11 shkurt, Trump e prezantoi djalin e Musk si një “individ me IQ të lartë”.

“Thuhet se fëmijët thonë gjithmonë të vërtetën!”.

“Ky fëmijë është fituesi!”

Megjithatë, ka të tjerë që pretendojnë se djali i Musk nuk ka thënë gjëra të tilla.

“E pashë drejtpërdrejt dhe nuk ndodhi kështu”, tha Gina Smith në Facebook.
Në rrjet, përdoruesit i lidhin këtp episode edhe duke thënë se Musk po zotëron shumë pushtet.

Në të njëjtën konferencë, djali u pa duke e fshirë hundën në tavolinën e Resolute, dhuratë Presidentit Rutherford Hayes nga Mbretëresha Victoria në 1880 dhe e përdorur nga pothuajse çdo president që atëherë.

Gjatë konferencës fëmija u kap pas këmbës së Musk dhe ai e mori në krahë, ndërsa ai vazhdonte t’u përgjigjej pyetjeve nga media.

“Më falni për këtë”, tha Musk duke qeshur, ndërsa djali i tij i kapte flokët dhe luante me veshët e tij.

Dalja publike e X nuk i pëlqeu nënës së tij, kantautores Grimes, e cila aktualisht është përfshirë në një betejë për kujdestarinë me Musk dhe fëmijët e tyre të tjerë, tre-vjeçarin Exa Dark Siderael dhe dy-vjeçarin Techno Mechanicus.

Lexo edhe :  Lufta në Ukrainë, Zelensky:Mund të nevojiten 110,000 trupa të huaja për të siguruar paqen

“Ai nuk duhet të jetë në publik kështu”, shkroi Grimes në X, pasi iu tha nga një ndjekës se djali ishte “shumë i sjellshëm” pasi i tha Trump, “Ju lutem më falni, duhet të urinoj”./   S,M

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV