Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte  duke e bërë më të lirë  kredinë për ekonominë në fund të vitit që lamë pas. Një trend i tillë prite të forcohet edhe më tej pasi Banka E Shqipërisë pritet të marë vendime për ulje të mëtejshme të normës bazë e nxitur kjo nga një inflacion i ulët.

Në raportin e politikës monetare theksohet se segmenti i individëve spikat për konkurrencën e lartë mes bankave dhe ofrimin e kushteve më të lehtësuara të kreditimit, çka është reflektuar në rënie më të shpejtë të interesave krahasuar me bizneset.

Interesi i kredisë hipotekare për individë në tremujorin e katërt rezultoi 3.7%.Ndërsa  interesi mesatar për kredinë e re në Lek dhënë biznesit në këtë tremujor rezultoi 6.4%, nga 6.8% që ishte në fillim të vitit.

Analiza e interesit të kredisë sipas shumës së lëvruar evidenton rënie të interesave në të dyja kategoritë. Kreditë me shumë deri në 35 mln lekë janë lëvruar me një normë interesi mesatare prej 7.4%, ose 0.2 % më të ulët nga një tremujor më parë.

Por ulja e normave të interesit është reflektuar edhe te depozitat, si në Lek, ashtu edhe në Euro. Interesi mesatar i depozitave në Lek rezultoi 1.9%, nga 2.2% që ishte në fillim të vitit. Në mënyrë të ngjashme,  edhe interesi mesatar për depozitat në Euro ka rënë në 1.1% në tremujorin e katërt, nga mesatarisht 1.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Diferenca mes interesave të depozitave në Lek dhe atyre në Euro mbetet pozitive dhe e qëndrueshme./K.K

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV