Nga sot, ndryshon forma e testimit për patentë shoferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testi me shkrim për patentë shoferi mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo pasi për shkak të pyetjeve shpesh jo të formuluara mirë e shpesh me opsione shumë të ngjashme me njëra tjetrën e që në disa raste iu duhet të zgjedhin edhe më shumë se një përgjigje të saktë.

Për ta lehtësuar këtë Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë procesin e ndryshimit të testimit duke ndryshuar formën e pyetjeve.

Kjo Ministri ka thënë se kjo formë e testimit do të hyjë në fuqi nga data 18 shkurt, saktësisht sot.

“Është në proces të ndryshimit mënyra e testimit e cila krijon lehtësira për testimin e kandidatëve për të gjitha kategoritë rrit efikasitetin, cilësinë e vlerësimit të njohurive të kandidatëve dhe saktësinë në vlerësim të kandidatëve. Sipas planifikimeve kjo formë e testimit do të fillojmë me 18.02.2025”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas tyre, përveç ndryshimit të pyetjeve do të hyj në fuqi edhe doracaku zyrtar për të gjitha kategoritë.

Nëse ky ndryshim është bërë për të rritur kalueshmërinë, Ministria e Infrastrukturës e ka mohuar pasi sipas tyre është bërë vetëm për të krijuar lehtësira për testimin e kandidatëve.

Ndërsa vetëm gjatë vitit 2024, mbi 83 mijë persona janë pajisur me patentë shoferi në Kosovë.

Që nga data 1 janar 2024 e deri më 30 nëntor janë testuar në provimin teorik 94 mijë e 819 kandidatë, kurse nga provimi praktik janë vlerësuar gjithsej 56 mijë e 358 kandidatë.

“Sa i përket Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Departamenti për patentë shoferi është kompetente për testimin e kandidatëve për patentë shoferi të të gjitha kategorive qoftë të provimit teorik apo praktik ku gjatë vitit 2024 nga 01. Janar 2024 deri më 30 nëntor 2024 janë testuar nga provimi teorik 94 819 kandidat, kurse nga provimi praktik janë vlerësuar gjithsej 56358 kandidat (gjithmonë duke u mbështetur në raportet e e-testimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Patentë-shoferëve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

Lexo edhe :  Qeveria e Kosovës: Emigrantët do paguhen 120 euro në muaj

Testimi i këtyre kandidatëve, sipas Ministrisë, është lehtësuar edhe pas digjitalizimit apo e-testimit.

Patentë shoferët apo lejet për vozitje janë të detyrueshme për qytetarët në Kosovë, pasi edhe veturat janë pothuajse opsioni kryesor i qarkullimit të tyre për punë apo çfarëdo nevoje tjetër.

Në Kosovë mungesa e metrove, mospërdorimi i biçikletave, si dhe kaosi që shkaktohet zakonisht brenda autobusëve ua pamundëson thuajse lëvizjen me ndonjë mjet tjetër transporti, përpos automjeteve./e.t

Të fundit

Dështoi me Wirtz, Bayern tenton yllin e Bundesligës me vlerë 70 mln

Pas dy sezonesh, Xavi Simons ka vendosur të largohet nga RB Leipzig. Mesfushori holandez kërkon një klub të madh dhe...

Mbyllet pa gola sfida mes Flumineses dhe Dortmund, tifozin e vogël e zë gjumi në stadium

Rrugëtimi i Botërorit të klubeve vijoi me Grupin F. Sot në orën 18:00 nisi ndeshja mes Dortmundit dhe Fluminenses, që u mbyll me barazim pa gola. Dhe...

Ushtria amerikane po zhvendos avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, teksa raportohet se ushtria amerikane po vendos më shumë avionë luftarakë në këtë zonë. Mediat e huaja raportojnë se...

Zjarri në Krastë të Elbasanit, reagon Ministria e Mbrojtjes…

Pas një pune të pandërprerë të Forcave të Armatosura është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan. Aktualisht, forcat zjarrfikëse...

“Votat brenda PD u trafikuan, të rinumërohen kutitë në Durrës”

Kandidatja demokrate për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Ilirjana Kuçana, është e bindur se vota brenda PD-së është trafikuar dhe përveç...

Lajme të tjera

Web TV